Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Problem votimi familjar

7 Mars 2022, 18:57Politika TEMA

Në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë deklaratë për mediat ku dhe ka dhënë një pasqyrë për mënyrën si ka shkuar procesi i votimit në 6 bashkitë.

“Nuk u zhvillua votimi në tre qendra votimi në Shkodër për shkak të kushteve ekstrme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë. Në ditën e votimit nuk ka patur denoncime të karakterit administrativ.

Nga komunikimet që ne kemi patur me përfaqësuesit e partive politike, kemi patur dissa shqetësime për votimin familjar, apo dhe problematika të karakterit organizativ adinistrues nga komisionerët, të paktën për KQZ-në nuk rezulton të ketë patur patur denoncime për shitblerjen e votës, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, se ndoshta dikush ka evidentuar fenomene të tilla.

Nëse janë nën përgjegjësinë e KQZ-së për t’i trajtuar të prezantohen pranë institucionit tonë. Nëse janë të tilla që konsiderohen si vepra penale t’i depozitojë pranë organeve kompetente”, tha Celibashi.

Celibashi tha se kemi pasur shqetësime në lidhje me votimin familjar.

“Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”, shtoi Celibashi.

1 komente në “Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Problem votimi familjar”

  1. ka me keq says:

    Une nuk e kuptoj se çdo te thote votim familjar ne Shqiperi. Une kisha prere bilete per ne Shqiperi qe para tre muajsh dhe shpallet data e zgjedhjeve. Shkova ne komune bashke me gruan dhe tregova bileten. Mora nje vertetim qe te votonte gruaja ne daten e zgjedhjeve ne emer tim. Shkoi, votoi per mua dhe per vete me vertetimin e komunes pa as me te voglin shqetesim. Tani, kujt i thone votim familjar se po e degjoj shpesh ne votime kete shprehje? Kjo eshte si puna e Ilir Metes qe gruaja e tij eshte pak shtazane dhe jo plotesisht apo Ilir Meta nuk ka shkelur kushtetuten rende por lehte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje