Zgjedhjet e 6 marsit, PS drejt fitores në 5 bashki, ja kush udhëheq në Shkodër

7 Mars 2022, 09:13Politika TEMA
Zgjedhjet e 6 marsit, PS drejt fitores në 5 bashki, ja kush udhëheq

Në Shqipëri, ndërsa vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të vendit, Partia Socialiste rezulton fituese në të paktën 2 prej tyre, Vorë e Rrogozhinë, ku procesi është mbyllur, dhe udhëheq me diferencë në 3 të tjera (Durrës, Lushnje e Dibër), përveç Shkodrës, ku në krye, me më shumë vota, është Bardh Spahia, kandidati i lëvizjes së ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, në garë në emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që formalisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Kandidatët e zotit Berisha, kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha, përveç Rrogozhinës.

Vora ishte bashkia ku rezultati u shpall që mbrëmë. Kandidati socialist Blerim Shera siguroi 69.9 përqind të votave, përkundrejt 24.3 përqind të marra nga Lulzim Vrana, i Shtëpisë së Lirisë dhe 6.29 që kanë shkuar për kandidatin demokrat Ymer Marku.

Në Rrogozhinë, po ashtu socialistët arritën të marrin 60.73 përqind të votave me kandidatin e tyre Edison Memolla, ndërsa dy rivalët e tjerë të opozitës ndanë 21.96 përqind (Ferdinand Saraçi i PD) dhe 17.31 përqind (Hekuran Xhani I Shtëpisë së Lirisë).

Shkodra, pavarësisht përçarjes të së djathtës, duket se sërish ka zgjedhur t’i besojë po asaj. Në këtë Bashki, historikisht të drejtuar nga e djathta, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive, udhëheq me mbi 43 përqind kandidati Spahia i Shtëpisë së Lirisë, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.7 përqind. Diferenca mes tyre është prej pak më shumë se 1200 vota, dhe mundësia e ndryshimit të rezultatit, nuk përjashtohet. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.6 përqind.

Në Durrës, një tjetër qytet i madh dhe i rëndësishëm, socialistët kanë ruajtur epërsinë e tyre. Edhe këtu, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive të votimit, tendenca tregon për një fitore të kandidates Emirjana Sako me 57.7 përqind. Në vend të dytë është kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka me 28.97 përqind, ndërsa kandidati demokrat Luan Hoti ka vetëm 13.3 përqind.

Edhe në Lushnje, socialistët duket se do rikonfirmohen në krye të kësaj Bashkie. Ndërs numërimi po shkon drejt fundit, kandidatja e tyre Eriselda Sefa ka 57.9 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë ndajnë 32.4 përqind (Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë) dhe 11.26 përqind të votave (Indrit Sefa i PD).

Në Dibër, sërish socialistët janë përpara me diferencë të ndjeshme nga rivalët e tjerë. Kandidati i tyre Rrahim Spahiu është përpara me 63 .07 përqind të votive. Pas tij Shpëtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë me 19 përqind dhe Luan Haka me 17.5 përqind./VOA

14 komente në “Zgjedhjet e 6 marsit, PS drejt fitores në 5 bashki, ja kush udhëheq në Shkodër”

  1. emigranti athine says:

    me fitoren e vendit te dyte te PD ne Rrogozhine shpetuam qe nuk do te shohim nje fytyre te peshtire ne TV, ate te Andi Bushatit

    1. THA VETEM PER TE YLLI RAKIPI…TEK TE TJERAT DO SHKOJ PRAPE SE SKA KU TE USHQEHET…NUK DI ZANAT TJETER PERVEC LANGOS QE LEPIN KOCKAT NEPER STUDIO..

    2. DinPak says:

      … po e mbajti fjalen, sepse mos harroni, Andi Bushati i perket grupimit mediatik te krahut te Ilir Metes dhe sa e mbajti fjalen presidenti pas zgjedhjeve te 25 Prillit, aq do ta mbaj edhe ky.

  2. I papami says:

    Revolucioni i kuq

    1. Cudia says:

      Shkodra voton non graten… Dmth votojne gjithmone si simbol malokerie…. leri Shkodren te haje m..in qe do vete.

  3. Shqiptari says:

    Keta shkodranet e mbajne veten si ajka e kombit cfare presin nga nje bashkiak non grata ? Me vjen keq ta them po e meritojne gjendjen ku kane ngelur.

  4. Arber iliri says:

    Shkodra qeka letu fare,apo thuj ska ma vertet shkodrane janë malsur,gjithsesi me votu Berishën si me votu Putinin.

  5. Likja says:

    TE JESH SHKODRAN TE TANA I BAN..GJITH JETEN KOQE KANARESH…HYNIN NBURG PER I PAL XHINSASH E PER I PAL ATLETESH NE KOHEN E XHAXHIT…PORDH SYFYRI..

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      ?????????
      Ashtu thua ti, por per nje pale xhinse, ata tani marrin pension të persekutuari dhe shesin mend qe kane bere lufte me vete Enver Hoxhen, dhe Enveri ka shpetuar per nje qime.
      E megjithatë, kane 30 vjet qe tregojnë se Jane trapa dhe shkojnë mbas Komunistit Sali Berishov.
      T’u vijne anes kukesianeve, sepse sido, sido, sido që të jetë puna, kukesianët janë burra dhe nuk të presin në bese, edhe me t’pasë armik.

  6. kodrasadikit says:

    PS dhe PD jan ken e jan PPSH !! Amaneti i ish komunisteve famkeq te vendit ame po mbahet e po trashegohet ne perpikeri !! Beni dy parti politike grinduni mes veti ose beni sikur po grinduni dhe ruani pushtetin ,shtypni e shfrytezoni masat popullore deri ne funde !! Duke ju permbajtur ketyre rregullave ne po vendenumrojme dhe me gjith keto te mira matriale po ngelim te fundit me zhvillim ekonomik !! Po si ska mundesi te krijohen nji a se paku dy parti politike te reja qe ti qojne ne penzion keto parti te cofta politike ,, Paramendoni e tan bota po e perkrahe Ukrainen perveq Serbise e ne me sy qele po e perkrahim Open Ballkan !! Po si sdalim nji dite te vetme te protestojme kunder ketij absurditeti absolut !!

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O kodrasadikit ….
      Po edha analfabet me dy klasë shkollë dhe na jep mëndje për politikë.Po ti nuk di të shkruash shqip ,100 gabime ortografike ke bërë dhe je në gjëndje të shprehes pr politikë ???

  7. The Rock says:

    Kaq qorra paskan qene kta shkodranet mor vlla nuk shohin si u eshte katandisur qyteti nen drejtimin e funderinave te pd epo hallall e paçi zhulin qe po ju mbulon kudo qe te shkosh ne shkoder
    Rrini aty mbi mutin qe beni vete
    Thoni qe jeni te qyteteruar por ju qekeni me GEDHETE e vendit

  8. Shkodrani says:

    Disa prej jush me zor c’presin me sha Shkodren e shkodranet.
    Shkodra u grabit ne te gjitha periudhat. Tashti Shkodra eshte pothuaj e boshatisur dhe nga ato pak njerez te mbetur nje e treta ka votuar ose ndoshta ka votuar.
    Me sa di une, megjithese lashe Shqiperine qe ne 1991, perseri ne cdo zgjedhje si qytetare i mire kam votuar per sali berishen.
    Thirrini mendjes dhe mos u percani kot.
    Ne fund te fundit, cili ishte ai politikan shqiptare qe me ndershmeri punoj per ju?

    1. Scutari says:

      Rrofte Grupi Komonist i Shkodres!! Ps: komplimente per fitoren!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje