Blendi Fevziu thotë se sipas parashikimeve të tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk fiton dot zgjedhje.
Fevziu u shpreh “basti i madh” i Bashës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat e djathta humbi përballë Partisë Socialiste, e cila për herë të parë në Shqipëri fitoi 3 mandate rresht.
“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.
Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70% të votave vetë”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu
Po mirë o Fevzo, ja u bindëm, Basha nuk fitoka dotë, Po Berisha, udhëheqësi jotë shpirtëror, fiton dotë? Si Basha, por sidomos Berisha, arkitekti dhe shkaktari i të gjitha humbjeve as që mund të fitojnë kurrë. Të dy i mund Njaziu i Fierit. Le që çfarë them dhe unë, Njaziu është shpirt njeriu, si Berisha dhe Basha i marrin të keqen atij. Të kërkojë ndjesë Njazi o shpirt, që të krahasova me një përbindësh dhe një dështak. T’u bëftë jetë e shëndet ky përdorim pa të drejtë që të bëra.
Po pse e perdore Njaziun i bije direkt Berishes dhe haje sufllaqen
Lereni Shkodren ne udhen e saj kriminale qe nga Ali Spahia e deri tek i biri. Shkodres i rane fare pendet dhe humbi dhe ate shkelqim qe kishe marre dikur nga burrat dhe grate e asaj treve, nga trashegimia patriotike e kulturore. Sot eshte kthyer ne nje llum baltosesh te pa skrupullt sa dhe kengen shkodrane e perfaqeson Raxhi sepse Voltanes i kendon vetem ai poshte. E pame 30 vjet, nuk ndryshon, bastion i krimit, hajdutellekut dhe kurverise. Ku shkuan gjithe ata shkodrane qe te vjen keq ti kujtosh me kete emer qe i ndryshuan pasardhesit sot!