“Prisnim një pjesëmarrje më të lartë", Gjiknuri pas përfundimit të votimit në 6 bashki: Problemet për shkak të kushteve natyrore

6 Mars 2022, 19:57Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të procesit të votimit. Ai është shprehur i kënaqur për mënyrën si janë zhvilluar këto zgjedhje, edhe pse pritshmëritë ishin për një pjesëmarrje më të lartë. Por kushtet e vështira atmosferike, e kanë pamundësuar këtë, tha Gjiknuri.

Gjiknuri i bëri thirrje komisionerëve që të mos intimidohen nga deklaratat politike, por të vazhdojnë me procesin e numërimit.

“Sic ju e keni ndjekur procesi ka shkuar mirë, me pak probleme për shkak të kushteve natyrore. E rëndësishme është që procesi vajti siç duhet. Qytetaret ushtruan të drejtën e tyre.

Prisnim një pjesëmarrje me të lartë, por jemi në kushte të vështira atmosferike. E rëndësishme është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe asnjë nuk u pengua. Shumë shpejt qytetarë do të njohin kryetarin e tyre të bashkive.

I bëj një thirrje komisionerëve që të ushtrojnë detyrën deri në fund, të mos intimidohen nga deklaratat politike. Ata nuk duhet të tuten por të vazhdojnë procesin e numërimit deri në fund.

Në Vorë presim që shumë shpejt të kemi rezultatin për shkak edhe votimi ishte elektronik”, tha Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri u shpreh se PS do të pranojë çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve.

3 komente në ““Prisnim një pjesëmarrje më të lartë”, Gjiknuri pas përfundimit të votimit në 6 bashki: Problemet për shkak të kushteve natyrore”

  1. Trojan says:

    Njerzit nuk duan me te votojne me per ju ,fendurina hajdute, si te djathte dhe te majte

  2. Ps pd lsi, lumi komtar says:

    O gjiknuri o rop q**e kush ju voton juve o plehra si ti e basha e ramuti ?????

  3. ana says:

    ikni o plehra. Akoma nuk e kuptoni qe populli nuk do t’ju shohe me sy si juve edhe ata plehrat e tjere.
    Zhdukuni dhe lereni te qete kete popull se po i pini gjakun perdite. Ju fryeheni dhe pasuroheni dhe ne jemi bere kocke e lekure dhe te rraskapitur nga ju phera te ndyre.
    Zoti ju marrte sa me shpejt qe te marre fryme ky popull i mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje