SHBA i hap dritën jeshile NATO-s: Ukraina do të furnizohet me avionë luftarakë

6 Mars 2022, 19:21Politika TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është se SHBA është dakordësuar që NATO të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë.

Ditën e sotme, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dritën jeshile për të ofruar më shumë ndihmë për ndaljen e Vladimir Putinit.

“Ne po flasim me miqtë tanë polakë në këto çaste, mbi atë çfarë mund të bëjmë për të përmbushur nevojat e tyre në furnizimin e Kievit me avionë luftarakë”, tha Blinken gjatë një interviste për televizionin amerikan “CBS News”.

Më herët, Blinken gjithashtu tha se po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, dje fola në telefon me Presidentin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit pikërisht për këtë temë, dhe tani po flasim me partnerët dhe aleatët tanë evropianë për të parë në mënyrë të koordinuar mundësinë e ndalimit të importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të duhur të naftës në tregjet botërore,” tha ai për CNN.

8 komente në “SHBA i hap dritën jeshile NATO-s: Ukraina do të furnizohet me avionë luftarakë”

  1. Dardan says:

    Bravo, Putini kerkon lufte europian4 si Hitleri, po hezitoi NATO ai do t’i pushtoje shtetet me radhe…

    1. Ilirjan says:

      Polonia do ti jepte mig29 Ukraines dhe ne kembim do te merte f16 etj. Por, polaket u detyruan te terhiqen dhe e kane bere publikisht. Nuk do te dergojne avione. Kongresi amerikan kishte dhene miratimin por dy Senatore republikane (2 IDIOTE) kane bere publike mundesine è kesaj manovre ne rrjetet sociale, perpara se te realizohej. Lavrov deklaroi me pas se kjo do te fuste ne konflikt direkt shtetin qe dergon avione osé thjeshte lejon aeroportet è tij te perdoren.Pra pikerisht ajo qe po mundohen ta evitojne Nato dhe perendimi. Nje nga senatoret qe publikoi lajmin, ne zgjedhjet e fundit eshte sponsorizuar me 1mln dollare nga nje oligark rus.

      1. Tropojani says:

        cfare plerash, @ilirjan, mund te me nisesh ndonje link, jam i interesuar per ta lexuar ne vazhdim
        shume thanks.

  2. art says:

    SHBA i hap driten jeshile Polonisë qe ti bej varrin vehtes.

    1. Derri do plumb says:

      Jo. E kunderta eshte. Pas pushtimit te Ukraines, do e kishte rradhen Polonia. USA me kete vendim i theu hundet Gjermanise e cila ne menyre indirekte po bllokon gjithcka kunder Rusise.

  3. Tony says:

    Gazetar idiot mos shkruaj kot polonia do te shese avionet mig 29qe ti zevendesoje me F16
    Gazetar lakrash

  4. Polonia jep avione. Rusia thote Polonia u perfshi dhe i gjuan. Ketu NATO pergjigjet se i eshte prekur nje vend anetar. U kthye ne loje shahu kjo says:

    NATO nuk eshte e perfshire vetem sa Polonia do i jape Ukraines avionet e saj MIG. Kane problem se si do ti transportojne ne menyre qe te mos konsiderohen si te nisur nga toka polake.
    Po mire ato domate nuk jane. Kur dikush blen avione edhe do ti ngreje ne ajer per ti çuar ne vendin e vete.

  5. dyshuesi says:

    Ore da kushtojne keto avjone luftarak ? Dhe diçka . Kush do ti paguaj . E kur thone di ti japim avjone nuk thuhet si . Falas apo me pare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje