Gjekmarkaj i drejtohet ambasadës së SHBA dhe Celibashit: Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër

6 Mars 2022, 13:56Politika TEMA

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me një mesazh ambasadës amerikane dhe kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi duke denoncuar ‘një skandal që po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër’.

Sipas tij, pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.

Gjekmarkaj deklaron se komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratuar nga KQZ, por se do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë.

“Për dijeni Ambasadës Amerikane dhe Zotit Celibashi! Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme që të ndërpritet! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.
Komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratuar nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në këto 9 vite, shkatërrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të tolerojë akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet, shit-blerësit kronikë do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po aq vullnetin e saj politik”, shkruan Gjekmarkaj.

4 komente në “Gjekmarkaj i drejtohet ambasadës së SHBA dhe Celibashit: Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër”

  1. Aleksander says:

    Jan tu e ba ne brek prej frigs.
    Neser kan me than qe nuk i njohin zgjedhjet.
    E din se jan tu hum.
    Po kush voton per lulashin .

    1. Lulli Basha, guud çuni says:

      Agron zbato planin tim 5 pikash
      Per cdo situate ti e di kam nje plan disa pikash qe pasi te largohem nga politika do i permbledh në vepra me kapake blu.

  2. E hengri lulja tani duhet gjetur nje justifikim says:

    Si gjithmone duhet te gjendet nje fajtore per te justifikuar humbjen .
    haaaaaaaaa histori 30 vjecare e pd

  3. Vranakonti says:

    Keta te PD e kan tradite kete .Edhe vitin e ardhshem keshtu do flasin do mohojn cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje