Ngërç në Vorë me komisionerët e PD, PS e ‘Foltorja’ bëhen bashkë, nuk zbatojnë vendimin e KQZ dhe të KAS

6 Mars 2022, 10:46Politika TEMA
Ngërç në Vorë me komisionerët e PD, PS e

Ka pasur ngërç në KZAZ 26 në Vorë. PS dhe koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ janë bërë bashkë për të mos pranuar komisionerët e PD në zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen sot.

Më poshtë sjellim vendimin e KQZ dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë miratuar emrat e paraqitur nga Partia Demokratike, si komisionerë në këtë KZAZ.

“Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, KAS vendosi detyrimin e KZAZ nr.26 të bëjë emërimin e sekretarëve dhe anëtarëve të KQV-së, për ato KQV që kuorumi nuk plotësohet sipas listës bashkëlidhur vendimit nr. 130, datë 05/03/ 2022 të Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, thuhet në vendimin e KAS që mban firmat e të gjithë anëtarëve. Vendim i cili nuk zbatohet tashmë nga komisionerët e PS dhe Berishës në Vorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje