Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës, ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.
Yuri Kim është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit. Ambasadorja amerikane ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.
Përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë janë shpërndarë këtë të dielë në të gjashtë bashkitë e vendit ku qytetarët janë thirrur sot për të zgjedhur kryetarin e qytetit të tyre.