"Janë bërë të gjithë bashkë kundër PD", Tabaku: Kallëzim penal për këdo që pengon procesin

6 Mars 2022, 11:08Politika TEMA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli nga Vora lidhur me ngërçin e krijuar në qendrat e votimit në lidhje me komisionerët e ndryshuar të Partisë Demokratike.

Tabaku i bëri thirrje PS-së dhe LSI-së që të respektojnë vendimin e KAS dhe të mos bllokojnë procesin, pasi do të kallëzohen penalisht.

“Të gjithë përfaqësuesit tanë janë nëpër komisione dhe kam vënë re se përfaqësuesit e LSI-së dhe Partisë Socialiste kanë refuzuar ta zbatojnë këtë vendim.

Nuk ka asnjë komisioner nga Kamza, kemi sjellë komisionerë të rinj, të cilët kanë pasur eksperiencë në njësinë numër 10 në Tiranë me votimin elektronik. Kemi sjellë të rinj të trajnuar për të lëvizur sa më shpejt në procesin e votimit elektronik.

Ajo që është për tu theksuar sot është se PD i ka të gjithë njerëzit në terren. I bëj thirrje anëtarëve të LSI-së dhe PS-së të mos bllokojnë procesin pasi do kallëzohen penalisht.

KAS-i ka marrë një vendim për sekretarët dhe kryetarët për të plotësuar kuorumin dhe ndaj unë i bëj thirrje komisionerëve të PS-së dhe LSI-së që të zbatojnë vendimin e KAS.

PD i ka të gjithë njerëzit në terren por për të tejkaluar ngërçin e votimit elektronik kemi sjellë njerëz të trajnuar.

Janë duke u kryer votime familjare dhe ndaj ngaqë është një teknologji e re ne sollëm njerëz të trajnuar. I ftoj njerëzit të votojnë masivisht subjektin Partia Demokratike, të vetmin subjekt të opozitës”, tha Tabaku.

3 komente në ““Janë bërë të gjithë bashkë kundër PD”, Tabaku: Kallëzim penal për këdo që pengon procesin”

  1. BALONA TABAKU HAAA says:

    Haaa balone Tabaku .
    Filloje historia e perhereshme na vodhen na grabiten .

    1. miri says:

      e kena bo partizone gocen

  2. vlora.vlora says:

    po kujt pd moj tabaku ,pse ka pd,prape do t ia hidhni fajin ps-se ,kishe nje mundesi atje ne komision per te treguar veten ,e bere pazar dhe atje,,ky palloshi eshte bere bajat fare,po ke te votosh juve qelbesirave …..me mire asnjerit ,ne pith te motrave te shkoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje