Hekuran Xhani, kandidat i Sali Berishës për Rrogozhinën, ka folur sërish për videon virale ku ofendonte kryetarin e tij dhe liderë të tjerë politikë.
Gjatë një deklarate për mediat, pas votimit në qendrën e votimit në Rrogozhinë, ai tha se në video “ka folur si qytetar i lirë”.
“Unë në video isha një qytetar i lirë dhe kam shprehur pikëpamjet e mia për çështjen e shpopullimit të vendit dhe kombit tim, largimin e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë nga keqqeverisja e klasës politike”, tha ai për mediat.
Në videon ku u bë virale, Xhani shante liderët politikë duke thënë: “Ça i keni bërë këtij kombi ore, edhe Serbia na ka zili. Edhe Serbia na e ka zili këtë klasë politike. Salë ku*va, Fatos k***a, Edi k***a, Lul k***a kanë përzënë 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzënë 50% të Shqipërisë….”
Mund ta perserisesh shprehjen sepse pas tre oresh prape qytetar i lire do te jesh.
Humor i thate !Ha ha ha ha Respekt “asd”.
Sa serioz ky artikull!!!
Sa i lodhur. Kerkon 1 vend pune , qe te jet parazit per 4 vjet.