FAKSIMILE/ Denoncimi i PD-së: Ja si Berisha dhe Rama bashkuan votat kundër nesh në Vorë

6 Mars 2022, 18:07Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka bashkuar votat me kryeministrin Edi Rama kundër demokratëve.

Për këtë, PD ka publikuar disa dokumente për përjashtimin e disa komisionerëve demokratë nga qendrat e votimit në bashkinë e Vorës.

Sipas PD-së, e njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, ku akuzojnë deputetin Flamur Noka i cili trafikonte vota për llogari të djalit të Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi.

Postimi i Partisë Demokratike:

Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD.

PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike. Ja dokumenti:

2 komente në “FAKSIMILE/ Denoncimi i PD-së: Ja si Berisha dhe Rama bashkuan votat kundër nesh në Vorë”

  1. Lulashi says:

    O Lul pidhi po crendesi ka i bashkun si bashkun. Ty sta jep voten asnje o loqe e shfryme

  2. Aleksander says:

    Tik tok tik tok
    Te presim resultatet te qete.
    lulashi ka hume te gjitha sgjedhjet deri tash.
    Te presim edhe pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje