Një grup serbësh në Mitrovicë të Veriut mbledhen për të përkrahur Rusinë

6 Mars 2022, 16:29Politika TEMA
Një grup serbësh në Mitrovicë të Veriut mbledhen

Një grup serbësh në veri të Mitrovicës kanë dalur në mbështetje të Rusisë, kundër asaj që e quajtën “persekutim i popullit rus jashtë Rusisë”, raporton mediumi serb “Kossev”.

Një protestues serb i quajtur Nebojsha Joviç thotë për mediet serbe se protesta ka të bëjë me “mbështetje për rusët, thirrje rusëve dhe ukrainasve për t’u bashkuar kundër perëndimit, dhe ndalimin e persekutimit të popullit rus jashtë Rusisë”.

“Ne sot po dërgojmë mesazh mbështetje ndaj popullit rus, vëllezërve tanë rusë, ju nuk jeni vetëm, ne jemi dhe do të mbetemi me ju. Ne serbët e Kosovës e duam popullin vëllazëror rus”, ka thënë ai.

Këta protestues iu bëjnë thirrje, njëjtë si Presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin, që ukrainasit “t’u rezistojnë nazistëve”.

“Ne lutemi për vëllezërit tonë, rusët dhe ukrainasit, të bashkohen kundër kësaj të keqe që ka rënë mbi borën tonë ortodokse dhe sllave”, tha një tjetër pjesëmarrës për medie.

1 komente në “Një grup serbësh në Mitrovicë të Veriut mbledhen për të përkrahur Rusinë”

  1. he nanen…

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje