Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, SPAK po heton për pastrim parash Jamarbër Malltezin

8 Mars 2022, 18:50Politika TEMA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga familja Berisha.

Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’, pra pastrim parash.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

Kompleksi Partizani 

Një dosje tjetër që ka në dorë Prokuroria e Posaçme është ajo e privatizimit të Klubit Partizani. Në këtë padi të bërë nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Balla tha dje se është caktuar prokurori, por nuk ka të dhëna mbi ecurinë e hetimeve dhe kërkoi nga SPAK që të nxitojë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek Ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ”doktorit”, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.

Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e ” Kompleksit sportiv Partizani ” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

12 komente në “Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, SPAK po heton për pastrim parash Jamarbër Malltezin”

  1. ceni says:

    Amani ore mos na beni humor ne kete kohe krize!(A)SPAK-u nuk eshte krijuar per te hetuar fam.Beri por per te hetuar e futur ne burg ndonje PS-ist sepse kete detyre i ka dhene ambasada Kineze.Ndaj mos na gajasni me kete humor bajat ne kete kohe te tensionuar ku e nesermja nuk dihet .lereni (A)SPAK-un te flere mbi dosje se ambasada Kineze nuk po e rekomandon per ndonje afere sepse ka frike se mos Lul Pashan e shkarkojne ata te PD-se e per rrjedhoje s’ka me kush u vjen pas avazit.

    1. Draper dhe Cekan says:

      Mos u merzit o ceno
      SPAK sjan aq budallenj te burgosin komshinjte
      Fli rehat

  2. DinPak says:

    Çudia me e madhe per shpalljen non grata te Berishes dhe familjareve te tij te permendur nje nga nje me emer, ka qene mosperfshirja ne ate list e dhendrit te tij Jamarber Malltezi.
    A mund te na i shpiegoje njeri kete?

  3. Kola says:

    Kujdes kur t’i ruani bythen, se mos i lini ndonje wime dhe i ben reaksion! Kujdes pra, ju te SPAK-ut, per ju e kam se ju jeni te tmerrshem, te ruani bythen!

    1. Lasgushi says:

      Pika qe ste bie,ty se bashku me SPAK qe ne mbajme shpresa kot.

  4. Mal Cori says:

    SPAK nuk po bën asnjë hetim. Në përgjigjen që SPAK i kthen Ballës, thotë se nuk i kujtohej, çfarë ishte bërë me kërkesën e tij, por po e shohim pak në regjistrin e protokollit.
    Dhe panë që kishte dy vjet që ishte regjistruar si ” çështje në hetim, pa asnjë emër”.
    Dhe kjo çështje mund të vazhdojë të jetë në hetim edhe për 200 vjet të tjerë….. ASPAK.

  5. Rrem Ndërqytetsi says:

    Dialogo maloku me katunarin.
    Noc Maloku….Atje n fotografi me Salen u dukerka tip dobiçi ky Maltezi..
    Xum Katunari…Epo,domosdo,perdersa i qi gocen Sales..dhe si rrjedhoj,qi Salen indirekt.

  6. Sufllaqe per te gjithe says:

    Iku ai muhabet. Olsi Rama dhe Shkelzen Berisha jane ortake. Normal qe do e ndihmojne Malltezin.

  7. Aleksander Thana says:

    Ç’na I nxirrni akoma keta surreter, merrini I pushkatoni ose dergojani Putinit se ka nevoje. Mos harroni like floriri.

  8. 1 says:

    Popull budalla.Asgje nuk ndodh.KAPS eshte krijuar per te denuar policet qe marin ryshfet,zyrtaret qe koruptohen me ndonje arke peshk,ndonje koskun keputur qe vjedh dritat e ujin e jo per parine e vendit..Kjo klase politike nuk iken po zevendesojne njeri tjetrin.Ikja e te koruptuarve me vote eshte iluzion.Populli duhet te zgjohet nga gjumi letargjik 80 vjecar.Duhet te dali ndonje bir nene qe te mobilizoj popullin me sfurqe e me cdo arme (JO AI POPULL QE KERKON META) te rethojne vilat e tyre tua shkaterojne dhe pastaj ti nxjerin zvare nga zyrat bashke me dashnoret .Revolucion dhe vetem revolucion, ndryshe rini te nenshtruar se e meritoni

  9. Kris 1 says:

    Nga hetimete Spakut do tezbulohet pas disa vjeteve nje vere ne uje

  10. Erdhi dita me ne fund qe te çlirohet Jamarbri??? Ka 30 vjet qe fle me gocen e Sales???? Ka denim me te madh qe i ka dhene zoti??? Tani do hyje ne burg dhe do fleje vetem!! Oh çlirim i vertete. Ai i lutet spakut qe te veproje sa me pare!!! Te shpetoje nga ajo monstra??? Hahahaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje