Kush është Gerasimov, gjenerali kryesor i Vladimir Putin, i vrarë në Ukrainë

8 Mars 2022, 19:19Bota TEMA

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë me dije se një gjeneral i lartë rus, Vitaly Gerasimov, është vrarë në një betejë pranë Kharkivit.

Njoftimi doli të hënën, shumë shkurt, por nuk ofroi prova konkrete mbi pretendimin e Kievit.

Po ashtu, të martën e 8 marsit, mediat ruse kanë publikuar shifra të të vrarëve në Ukrainë, por nuk kanë bërë me dije nëse gjenerali është një ndër ta apo jo. Aq më pak, që të ketë përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga Kievi.

Gerasimov është identifikuar si një komandant ushtarak rus, në gradën gjeneralmajor, shef shtabi dhe zëvendëskomandanti i parë i repartit 41 në Ushtrinë ruse.

Sipas të dhënave zyrtare, Gerasimov ka marrë pjesë në disa fushata shumë me rëndësi për Moskën, si ajo në Çeçeni dhe ajo në Siri.

Ai, madje, ka qenë ndër figurat kryesore të këtyre dy betejave.

Gjithsesi, ai nuk është i vetmi ushtarak rus i këtij rangu, i cili eliminohet apo plagoset në luftë.

Pavarësisht se Kremlini nuk ka pranuar humbje ndër rangjet e larta, në media qarkullojnë shumë artikuj mbi vrasjen e gjeneralëve rusë në luftën e dy javëve të fundit.

6 komente në “Kush është Gerasimov, gjenerali kryesor i Vladimir Putin, i vrarë në Ukrainë”

  1. Nik says:

    E ka vrare vete Putini …

    1. Kimist says:

      Ore Teme-iste

      Pse dreqin beheni kaq Qesharak..

      Valery Gerasimov, Teoricioeni Ushtarak, i cili ka hartuar Konceptin e ri te luftimit, qe zakonisht i referohen si “Doktrina Grasimov”, eshte Gjale, shendosh e mire ne Mosk.

      Ai eshte ne detyren e Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA Ruse.

      Per dijeni tuaj, ai eshte Gjeneral Armate dhe nje nga tre Burrat qe mban celsin ekuivalet te Armeve Berthamore se Bashku me Putin dhe Gjeneral Armate Sergei Shoigu, Minister i mbrojtjes.

      Ai qe thuhet se shte vrare me Harkov(Kharkiv), eshte Gjeneral Major Vitali Gerasimov.

      Gjenerali Valeri Gerasimov as qe i lejohet te largohet nga Moska ne keto kushte, per arsyet e mesiperme!!!

      Mundohuni ta kurseni kete nekrologji qesharake.

      E hiqni sa me shpejt, se na turperuat!!

  2. Ashtu duhet says:

    Hahaha, e paskan vrare teoricienin. Ne te semes.

  3. reti11 says:

    Hajt n’kok t’putin vampirit! Vlad Drakula! Nje plumb sa me thelle ne tru!

  4. nga larg says:

    Idiot,
    edhe te lexoni nuk dini
    eshte Vitaly Gerasimov, jo Valery Gerasimov

  5. Ledio says:

    Palla Cari: Ky eshte Shefi I Shtabit te ushtrise Ruse. Nuk eshte vrare ky. Sa per informacion jo se kam ndonje dhembshuri edhe po eshte vrare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje