Dashnor Kaloçi
Edhe pse mbledhja nisi me tone miqësore ndaj Kadri Hazbiut, duket se vendimi për të ishte marrë. Tonalitetet nisën të ngrihen dhe Kadri Hazbiu nisi të pyetej nga anëtarët e Sekretariatit të KQ PPSH për faktin se si atij, si ministër i Brendshëm, i kishin shpëtuar veprimet armiqësore të Mehmet Shehut dhe të gjithë anëtarëve të grupit të tij.
Po ashtu, një çështje që u ngrit me forcë nga Enver Hoxha ishte lidhja e agjentëve shqiptarë në Rusi, me KGB-në ruse. “Memorie.al” publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore, të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, procesverbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së.
Mes tyre është edhe mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, të cilën “Panorama” po e publikon prej disa numrash.
TEPËR SEKRET
MBLEDHJE E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH E DATËS 20 SHTATOR 1982
SHOKU KADRI HAZBIU: Mua kështu më ka thënë, shoku Enver.
SHOKU ENVER HOXHA: Mirë. Mund të jetë ashtu si thua ti.
SHOKU HEKURAN ISAI: Po kur të tha kështu, ti përse nuk i kërkove sqarime?
SHOKU KADRI HAZBIU: Po ç’sqarime t’i kërkoja unë, mendoje ti, më tha ai.
SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ju duhej ta kishit diskutuar këtë çështje me njëri-tjetrin.
SHOKU ENVER HOXHA: Po pse, punonte mirë Mihallaq Ziçishti?
SHOKU KADRI HAZBIU: Për mendimin tim, ai ka pas punuar mirë në ministri.
SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë, fare lehtë ti duhet t’i thoshe Hysniut që ai të vazhdonte të punonte në ministri, se drejtonte një sektor me rëndësi të madhe.
SHOKU KADRI HAZBIU: Tani, shoku Enver, këto gjëra unë ia thashë. Po mirë, më tha ai, le të iki, po në këtë rast në vend të tij, kë mund të vëmë tjetër? Dakord, le të iki, i thashë edhe unë. Kur ai më pyeti kë mund të vëmë tjetër, më kujtohet se i kam dhënë edhe kandidaturën.
SHOKU ENVER HOXHA: Cilën kandidaturë i ke dhënë? SHOKU KADRI HAZBIU: Xhep Kollin.
SHOKU ENVER HOXHA: Po kush e zëvendësoi Mihallaqin?
SHOKU KADRI HAZBIU: Xhep Kolli e zëvendësoi.
SHOKU RAMIZ ALIA: Xhepi dhe Feçori.
SHOKU KADRI HAZBIU: Feçori ka ardhur më prapa. Ky në ministri erdhi si drejtor në fillim. Kështu është kjo punë, shoku Enver.
SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë, Kadri. Tani ne dimë ç’është Mihallaq Ziçishti dhe ç’ka bërë. Dimë gjithashtu ç’ka qenë Zoi Themeli dhe ç’ka bërë, dimë ç’ka qenë Feçor Shehu dhe ç’ka bërë, Mehmet Shehu po dihet që dihet. Tani kanë dalë të gjitha këto punëra…
SHOKU ENVER HOXHA: Ka edhe drejtorë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që janë futur në burg.
SHOKU RAMIZ ALIA: Siç është, fjala vjen, drejtori i Drejtorisë së Hetuesisë etj., po veçanërisht këta më me përgjegjësi si Mihallaqi, Feçori etj., janë kryesorët, që po i shikojmë se kanë bërë një punë shumë armiqësore komplotuese kundër Partisë, që kishin për qëllim të shkatërronin tërë sistemin tonë socialist, të zhduknin Shqipërinë me një fjalë. Tani, duke parë që këta kanë vepruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, domethënë rreth teje, si e gjykon ti përgjegjësinë tënde? Ku e sheh ti këtë përgjegjësi? Ku i shikon ti dobësitë e punëve të tua në tërë këtë çështje, se ishe drejtues atje?
SHOKU HEKURAN ISAI: O Kadri, shoku Enver kështu e shtroi pyetjen dhe është e qartë për të gjithë ne se kjo çështje nuk mund të mbyllet me atë që the ti se, me qenë se këto ishin kuadro të lartë atje, ka pasur në këto çështje familjariteti, janë bërë gjithfarë lëshimesh.
SHOKU KADRI HAZBIU: Familjaritet unë gjykoj që ka pasur. Këtu kemi të bëjmë me një mirëbesim, si të thuash, të verbër nga ana ime, të pathelluar. Unë e pranoj që në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka familjaritet, po një familjaritet të tillë që unë të kem rrezikuar ose sakrifikuar interesat e Partisë, deri këtu nuk kam shkuar.
SHOKU RAMIZ ALIA: Po, ja edhe kjo që thua ti tani, ç’tregon?
SHOKU KADRI HAZBIU: Kjo tregon paaftësinë time.
SHOKU ADIL ÇARÇANI: Me paaftësi nuk shpjegohet kjo, Kadri.
SHOKU HEKURAN ISAI: Po si mund të pranojmë ne që ti ke qenë i paaftë derisa ke drejtuar në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme për një kohë të gjatë?
SHOKU KADRI HAZBIU: Për rezidenturën, shoku Enver, ne kemi pasur marrëveshje me ta.
SHOKU ENVER HOXHA: Me kë? SHOKU KADRI HAZBIU: Me rusët…
SHOKU ENVER HOXHA: Si?
SHOKU KADRI HAZBIU: Kur ka qenë Mehmeti në Ministri, në vitin 1950 a në 1951-in, duhet të jetë bërë kjo marrëveshje. Duhet të ketë dokumente për këtë, mendoj unë. Rusët kanë ngritur problemin që për studentët që dërgonim atje, për hir të mbrojtjes së tyre, duhej të dërgonim edhe ne një njeri në ambasadë, që të dinte agjenturën që kishim ne në radhët e studentëve tanë dhe nëpërmjet tij, të bashkërendonim punët me rusët.
SHOKU ENVER HOXHA: Po përse t’i bashkërendonim ne punët tona me rusët?
SHOKU KADRI HAZBIU: Po se ata na thoshin që duhet të mbroheshin, se studentët tanë i kishim futur në shkollat e tyre e njërën e tjetrën dhe na thoshin se nuk ngrinin dot vetë agjenturë midis tyre, prandaj kërkonin të kishin një përfaqësues të Sigurimit tonë. Këtë na e kërkuan ata. Dhe kështu kemi bërë ne, dërguam një apo dy, nuk më kujtohet kush ishin konkretisht ata, dhe shkuan me radhë njëri pas tjetrit. Njëri prej tyre, ishte Ismail Qineti, tjetri mund të gjendet kush qe. Janë disa shokë këta që mbanin agjenturën tonë në lidhje dhe bashkërendonin veprimet me sovjetikët, u tregonin këtyre çështje të ndryshme që u lindnin e ku ta di unë!
SHOKU HEKURAN ISAI: Dhe sovjetikët ngrinin agjenturën e tyre në radhën e njerëzve tanë, jashtë kontrollit tonë?
SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, dale, të flasim për atë që është në marrëveshje.
SHOKU ENVER HOXHA: Po si është bërë kjo marrëveshje? Me shkrim?
SHOKU KADRI HAZBIU: Është bërë me shkrim apo s’është bërë me shkrim, për këtë nuk di gjë unë.
SHOKU ENVER HOXHA: Po ti, kur e more në dorëzim këtë punë, e gjete të drejtë?
SHOKU KADRI HAZBIU: Kë?
SHOKU ENVER HOXHA: Ja, këtë që po diskutojmë tani.
SHOKU KADRI HAZBIU: Unë këtë praktikë e kam gjetur dhe kështu e kam vazhduar, e kam konsideruar të drejtë bashkëpunimin me organet e Sigurimit Sovjetik.
SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, me sovjetikët paska qenë kështu si thua ti, po me të tjerët, me çekët, me polakët?
SHOKU KADRI HAZBIU: Nuk e di si ka qenë me çekët dhe me të tjerët, nuk më kujtohet. Duhet verifikuar në rast se kemi pasur përfaqësues të Sigurimit tonë në këtë vende ne apo jo.
SHOKU ENVER HOXHA: Ka pasur plot nga këta, duke filluar që nga Skënder Konica.
SHOKU KADRI HAZBIU: Po, kemi pasur, është aplikuar e njëjta gjë edhe me agjenturën që kishim në radhët e studentëve tanë, që kishim në këto vende.
SHOKU ENVER HOXHA: Ua kemi dhënë atyre agjenturën?
SHOKU KADRI HAZBIU: Jo, atë e mbanim ne. Mbaje ti sa të duash, kështu si kemi bërë. Ngadalë njëherë, ta shpjegoj si ka qenë çështja.
SHOKU ENVER HOXHA: Shpjegoje, shpjegoje, shpjegoje! SHOKU KADRI HAZBIU: Kjo ka qenë kështu, agjenturën e mbanim ne, pastaj, kur kanë ardhur këshilltarët rusë, është ndryshuar praktika.
SHOKU ENVER HOXHA: Kur kanë ardhur këta?
SHOKU KADRI HAZBIU: Nuk më kujtohet. Në 1956- ën ose në ‘57-ën, duhet të kenë ardhur. Në atë kohë është shtruar problemi që mund t’i mbanin ata edhe drejtpërsëdrejti bashkëpunëtorët tanë, që kishin rekrutuar ne. Edhe këta ne ua kemi dhënë. Për rekrutime të tjera, që të kenë bërë ata më vete, ne nuk kemi ditur gjë, por në qoftë se unë kisha një bashkëpunëtor, p.sh., këtu mbetëm dakord me ta, që këtë ta mbante oficeri i tyre i ndërlidhjes, i Sigurimit të Akademisë, ose të shkollës, ku ishin studentët tanë. Për këta janë evidencat këtu dhe mund të gjendet se cilët kanë qenë këta bashkëpunëtorët tanë që kanë pasur rusët, që u janë dhënë atyre në lidhje. Çekëve, nuk më kujtohet, po mundet t’u jenë dhënë edhe këtyre, bashkëpunëtorët tanë.
SHOKU HEKURAN ISAI: Ua keni dhënë ju atëherë platformën?
SHOKU ENVER HOXHA: D.m.th., bashkëpunëtorët tuaj, rezidentët, ishin sa ishin këtu, i kishit vënë ju në lidhje me agjenturën sovjetike, për të mbikëqyrur studentët tanë në linjën ushtarake, apo në linjën civile?
SHOKU KADRI HAZBIU: Po, po. Edhe në linjën ushtarake ka mundësi, t’u jenë dhënë në lidhje.
SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu? Ne kishim atje 1800– 2000 kuadro e studentë ushtarakë, në mos gabohem. A mundet një Ismail Qineti t’i vinte rrotull gjithë kësaj masa të madhe njerëzish?! A mundet ta bënin qoftë dhe dy veta këtë punë, qofshin edhe tre? Jo, kjo është e pamundur.
SHOKU KADRI HAZBIU: Sigurisht që ky s’i arrinte dot.
SHOKU HEKURAN ISAI: Me Ismail Qinetin unë kam biseduar, shoku Enver. Ai na thotë se nuk shkonte dot nga Moska në Leningrad, për t’u takuar me njerëzit tanë, pastaj sovjetikët kishin disa sektorë ushtarakë, ku qenë studentët tanë në vende që ne nuk na qasnin fare. Për këtë punë ishte ngarkuar një oficer sovjetik që të gjithë këta i merrte në lidhje.
SHOKU ENVER HOXHA: Më fal, ta mbaroj mendimin. D.m.th., ju jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, me rusët, gjë që është një gabim shumë tragjik, por rusëve u kemi lënë dorë të lirë të marrin në dorëzim edhe bashkëpunëtorët tuaj.
SHOKU KADRI HAZBIU: Po.
SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë, si punonjës të Sigurimit, e kuptoni ju një rrezikshmëri të tillë, pavarësisht se në atë kohë ne ishim miq me rusët? Kush e ka dhënë urdhrin që këta të jepeshin në dorëzim?
SHOKU KADRI HAZBIU: Tani, si të them unë, shoku Enver, veçse jam i bindur që me kokën time kjo punë nuk është bërë.
SHOKU ENVER HOXHA: Mirë po me kokën e kujt është bërë? SHOKU KADRI HAZBIU: Si të them, shoku Enver…
SHOKU RAMIZ ALIA: Kush ishte në vitet 1954-1955 ministër i Punëve të Brendshme?
SHOKU KADRI HAZBIU: Unë isha.
SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë ti duhesh të kesh pyetur, ose Hysninë, ose Mehmetin.
SHOKU KADRI HAZBIU: Po si të them, se kë kam pyetur, nuk i mbaj mend, po jam i bindur që në kokën time këto veprime nuk i kam bërë. Unë më lart e kam bërë çështjen prezente dhe më është thënë që sovjetikëve mund t’u jepen bashkëpunëtorët tanë.
SHOKU ENVER HOXHA: Kush të ka thënë?
SHOKU ADRIL ÇARÇANI: Po këtë sqaroje?!
SHOKU KADRI HAZBIU: Po ç’të them, shoku Adil. Lidhjet unë me këta të dy i kam pasur…
SHOKU ENVER HOXHA: Njëherë, Kadri, e kupton ti sa e rrezikshme është kjo çështje?
SHOKU KADRI HAZBIU: Unë e kuptoj këtë, pas tradhtisë së sovjetikëve. Përpara kësaj tradhtie, nuk e kuptoja.
SHOKU RAMIZ ALIA: Bukur. Po kam një pyetje në lidhje me këtë. Ti e kuptove këta pas tradhtisë së rusëve, atëherë përse nuk ia bërë të ditur Komitetit Qendror të Partisë këtë çështje, që kur ne prishëm marrëdhëniet me rusët?
SHOKU ADRIL ÇARÇANI: Të thoshe këtu që, shikoni, shokë, kjo gjë ka ndodhur me sovjetikët, kështu është situata me ta, prandaj urgjentisht duhen të merren masa.
SHOKU RAMIZ ALIA: Në 1960-ën, i premë ne urat me sovjetikët, atëherë, përse nuk ke ardhur të informosh për këtë praktikë në Komitetin Qendror?!
SHOKU KADRI HAZBIU: Dale, ta shpjegoj. Nuk është se unë nuk e kam thënë këtë çështje.
SHOKU RAMIZ ALIA: Po neve nuk na rezulton një gjë e tillë.
SHOKU KADRI HAZBIU: Në rast se nuk rezulton, është tjetër punë. Nuk e di nëse ia kam thënë, ose nuk ia kam thënë shokut Enver, por shoku Hysni e ka ditur, se ne u kemi dhënë sovjetikëve edhe listën e bashkëpunëtorëve.
SHOKU RAMIZ ALIA: Kur ia ke dhënë?
SHOKU KADRI HAZBIU: Pas tradhtisë së sovjetikëve.
SHOKU RAMIZ ALIA: Ne e kemi me dokument, kur ti ia ke dhënë Komitetit Qendror.
Po Muc Xhepa , i biri i Musa spiunit dhe i Zanes , dashnores se Shyqyri Lekes cfare mendimi ka per kete ceshtje ?
Po ku je o gjigand, po i gjithe komuniteti i qytetit tone mezi te pret kur del dhe hap qitapin per plehun Muc Xhepa. Ju urojme gjithe te mirat dhe e keni ftesen per te ardhur ne ekranin tone per te pasur nje bashkebisedim per disidentet Muc Xhepa dhe Spiro Duni qe donin te hidhni ne ere uzinen 12.
@Llazi,
Mustafa xhepa eshte impotent seksual, do te kujtoj nje kujtimin tim personal
I shkonte prapa nje femre qe quhej Gushi, Gushi ishte e bukur , me lekure te paster, floke zeze dhe sy blu, e lehte per ta rregulluar.
Ne ate kohe dilte me mua.
Marr vesh qe Gushit i shkonte prapa dhe Muç Xhepa. Me te thane te drejten u bera xheloz.
Po ti i thashe Gushit ke fillu me Muçin???!!!!!
Po çfare Muçi o çun me tha , muçi sa te prek i derdhet, nuk i punon
Ky eshte Mustafai
radio
dhe ti ishe vetëm “xheloz”??
pra megjithëse gushi ja prekte muçit e ai prishej në duart e gushit,ti vazhdoje të “dilje me të”??
kur të fërkonte faqet gushi,çfarë arome i vinin duart gushit??
era farë cari të muçit??
e morëm vesh kush është muçi,por dhe kush qënke ti!!
@antikari25642654
Me sa duket ti qenke si puna e Mustafa Xhepes
Gushi i kishts duart e pastra se Muçit i derdhej neper breke.
Po pate halle, dhe ti mos u bej merak se fati jemi?????
radio,
nuk ja kam idenë se çfarë ka bërë a nuk ka bërë muçi,por si i thonë muhabetit,ti po na tregon se ke pas si postjere gushin,për të çuar e marrë mesazhe nga muçi!!kështu e kuptova,nga ato që shkruan!!pavarsisht se ti ishe më i fortë se muçi,prapë,ëëëëë!nuk di ça me thon!!ndoshta ty të mjaftonte fitorja mbi muçin dhe gushti ishte “arbitri”!!
radio,je i sigurtë që gushti nuk i thoshte të njëjtat gjëra për ty dhe muçit??
jo për gjë por kur shkon me dy,ndoshta dhe nonjë tjetër që nuk e ke ditur ti,duhet të jesh pak siiiiii,nuk më kujtohet si mund të quhet!qefllie,ndoshta!
radio,llogarite njëherë se dhe mund ti ketë thënë muçit se dhe ti prishesh në brekë e ai ishte hamshor!!njëlloj si të thoshte ty!!
ps:si ti nxirrte paret nga kuleta!?njëlloj si muçit??
Po jo mer cuna, Muci ka qene i biri i Zanes e terhequr ne bashkepunim per te spiunuar Lluke Skraparin dhe Karla Gjegjanin ( ceke )
Keto banonin ne te njejtin pallat dhe Zana ishte e “detyruar” sepse e kercenuan me heqjen nga puna.
Edhe kjo, si Katerina Baba , e ema e Gjergj Babes atij futbollistit apo Mihallaqit.
E dini perse ishte i mbushur sistemi arsimor ne Elbasan me mesues te “deklasuar”? Ja per keto pune.
Iu kujtohet ajo bukuroshja qe ishte kujdestare te pedagogjikja ? E vjera e doktor Shefqet Deliallisit ? Bashkepuntore.
Iu kujtohet Akil Stringa ? Bashkepunetor.
Dhe mund te rri gjithee ditene gjithe naten t’ju tregoj peer emra qe kane spiunuar e nuk kane lene gje pa bere ne Elbasan. Dhe mos harroni jo te gjithe beheshin me shtrengim, por nje pjese ishin vullnetare.
Do therrasim nje dite Sokol Pogen te na tregoje qyfyre, ose Takun e Zana Ikonomit, se c’behej aty
Radio , kush ishte kjo Gushi se me bere kurioz ?
E kemi nje detyrim moral ti pergjigjemi deshires se Llazit. G ka qene e divorcuar, floke onde te zeza, punote si mesuese, ish bashkeshorti oficer, jetonte tek pallatet e zaranikes.
Zotit Llazi, Spartak Hoxha ka vdekur dhe nuk jeton me ndersa Sokoli jeton ne Durres. Llazi, po Myrvet Kacakun, vellain e Besimit, e ke pas njohur qe punonte ne organet e sigurimit? Faleminderit per pergjigjen