Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për të dytën ditë radhazi. Një litër naftë tregtohet për 223 lekë në vend, nga 243 lekë një ditë më parë, referuar pikës së tregtimit “Kastrati”.
Në bursat ndërkombëtare çmimet e naftës kanë zbritur këtë të premte në 109 dollarë për fuçi, 4 dollarë më pak nga e enjtja (113$).
Dy ditë më parë Shtete e Bashkuara njoftuan se ndaluan importet e naftës nga Rusia, por OPEC qetësoi tregjet duke deklaruar se do të rrisë prodhimin.
Në tregun vendas, nafta u shtrenjtua në 192 lekë kur arriti mbi 90 dollarë në bursa dhe arriti në 250-260 lekë në ditën që ajo shkoi në 130 dollarë.
Ndonëse rritja e kaburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet shumë shpejt, përvoja ka treguar se ulja e tyre në tregun vendas është më e ngadaltë, kur e njëjta gje ndodh në bursa.
Kryeministri Rama njoftoi një ditë më parë ngritjen e bordit të administrimit të karburanteve për të kontrolluar rritjen e lartë të çmimit të naftës, duke paralajmeruar masa drastike për spekuluesit e çmimeve.
“Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese”.
Kjo është prova më e qartë se rritja e menjëhershme e çmimit në fillim me 400 lekë për litër e pastaj edhe me 300 lek të tjera ishte SPEKULLIM dhe ZHVATJE e pastër nga Karteli i Çetit dhe i politikanëve pushtet-opozitë që marrin rregullisht valixhet me miliona euro dhe janë aksionerë në bizneset gjoja të Çetit.
Në datë 5 mars kur si asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri çmimi shkoi brenda ditës nga 1900 në 2300 lek,në Maqedoni ishte 75 dinarë(1500 lek) dhe në Itali ishte 1.7 euro. (https://mk.fuelo.net/fuel/type/diesel/week?lang=en)
Në të dyja vendet fqinje me ne çmimi ka ardh duke u rrit gradualisht këto ditë e nuk ka pas ndonjë ulje. Sot është 95 dinare(1900 leke)në Maqedoni dhe 2 euro në Itali.
E provuar qartë që Karteli ka shitur me çmim spekullativ naftën e blerë me çmimin e para krizës.
Këta janë për burg e jo hallexhinjtë e shkretë që lidhin telin e korentit se nuk kanë me se të paguajnë dritën e llampës.
Nje menyre e sukseshme per te ulur cmimin e naftes eshte bojkoti i blerjes per dy jave. Shqiptaret kane ecur ne kembe per dekada. Ecni 2 jave ne kembe e mos bleni nafte. Do e shihni efektin pasi tregtaret e medhenj duan qarkullimin e mallit se pagiajne per depozitat etj. Por duhet te jete masive se ndryshe nuk ka efekt. Do behet nje kompromis sepse qeveria do humbi taksat dhe tregetaret fitimin. Keshtu qe do kete nje ndryshim.