FOTOT: Jeta përrallore e vajzës së birësuar të Lavrov, si i shpëtoi sanksioneve

11 Mars 2022, 12:38Lifestyle TEMA
FOTOT: Jeta përrallore e vajzës së birësuar të Lavrov,

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov , përveçse një të dashure zyrtare, ka edhe një vajzë, të birësuar Polina Kovaleva.

Siç edhe duket nga fotot e mëposhtme, 26-vjeçare shijon një jetë luksoze në kryeqytetin britanik, duke mos ngurruar që të tregojë gjithë jetën e luksit që i sigurohet nga babai që e ka birësuar.

Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkiç, kryekërkuesja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin.

Sipas saj, Lavrov ka një grua zyrtare dhe një “zonjë” zyrtare. Përveç gruas së tij zyrtare, Maria Lavrova, me të cilën ka një vajzë, të gjithë në Rusi e dinë se partnerja e Lavrov është Svetlana Polyakova, me të cilën është në një lidhje prej 20 vitesh.

Përveç gruas, është Polyakova ajo që e shoqëron Lavrovin pothuajse në çdo mision diplomatik, duke udhëtuar me një aeroplan qeveritar edhe pse nuk ka asnjë status dhe asnjë punë që e lidh me diplomacinë. Megjithatë ka blerë një apartament me vlerë rreth tetë milionë dollarë në zemër të Moskës, duke ruajtur një koleksion mbresëlënës makinash të shtrenjta.

Madje ka siguruar edhe jetën e vajzës së saj, Polina Kovaleva, 26 vjeç, e cila jeton në Londër. Kovaleva shfaqet si pronare në rrugën shumë të shtrenjtë High Street në Kensington në qendër të Londrës, të cilën dyshohet se e bleu për 4.5 milionë paund në moshën vetëm 21-vjeçare. Ndërsa studimet i kreu në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial, i specializuar në ekonomi dhe strategji biznesi.

Më parë, ajo ka punuar edhe për Gazprom.  Pas zbulimeve të Maria Pevktis, gazeta konservatore dhe pro-qeveritare “Daily Telegraph” i kërkoi qeverisë britanike vendosjen e sanksioneve ndaj vajzës së birësuar së Lavrov. Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, ndaj marrja e masave ndaj Polyakova duket e pamundur për momentin.

Thetimes.co.uk

8 komente në “FOTOT: Jeta përrallore e vajzës së birësuar të Lavrov, si i shpëtoi sanksioneve”

  1. l’agente Boris Karpiçkov says:

    keta mbeturina te kohes sovjetike vajzat i kane ne perendim, vishen me rroba te perendimit e bejne show me teknologji perendimore por prape perendimi eshte armiku i tyre i perbetuar.
    Çudi. Paradoksale

    1. E verteta says:

      Bukur e ke shkru. Veramente.

    2. Franci says:

      Shoku , i ke thene te gjitha dhe smund te heq as nje presje , vec ke haruar kryesoren …..tallin hajdarin me popullin rus duke u servirur atyre patriotizem te rendomte , kunderperendim te terbuar, shikoje nje here koleksionin e oreve te dores se Putinit , do gjesh ndonje marke ruse si pobjeda , cajka ?? Hahahahah ……mjere atyre qe u eshte shpelare truri i vogel ….do me thuash qe pa ata nuk ecen perpara dhe jane te nevojshem si poli i kundert i te zgjuarit dhe largepamesit ….ajo eshte tjeter kapitull historie qe nuk ja vlen te zgjatesh …tung

  2. Gezimi says:

    Ama qesharake keto lajme koti nga fronti rus – Ben jete perrallore Argite hund derrja e Salushit e mos beje e bija e Lavrovit!

  3. Aljen says:

    Edhe Ilir Meta ne Londer i ka femijet njelloj si Lavrov, Abramovic, Kadafi dhe te tjere oligarke……Do te rrojme qe tja u shohim fundin. Kush i ka duart me gjak kurre nuk i lahen

  4. Mandravello says:

    Do presesh ca gjate, po mos u dorzo…. Jeto dhe shpreso….
    Nejse, Inchallah te del profecia…

  5. Hasoni says:

    Tallni hajdarin ju apo si?? Jetë përrallore vajza e Lavrovit!!!
    Po tallin trapin ne mes të Tiranës ca çerra 20 vjecare që e kane plakun drejtor ujësjellësi dhe polic trafiku jo më vajza e Lavrovit që kane resurse ne qindra milionë €

  6. kaloshi says:

    Asnje ndryshim nuk Kane femijet dhe kopilat e qeveritareve shqipetar.
    Kesaj vajze I takon ta hedhi shurren shatervan.
    Asgje nuk ka ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje