Frikë nga Lukashenko, Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus urgjentisht sonte

11 Mars 2022, 21:25Bota TEMA

Autoritetet zyrtare  të Ukrainës paralajmërojnë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët në vazhdim.

Paralajmërimi vjen pas një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus Alexander Lukashenko në Moskë, me zyrtarët ukrainas që paralajmëruan se trupat bjelloruse mund të urdhërohen të kalojnë kufirin sonte në mbrëmje.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund t’i  bashkohen Rusisë më 11 mars në orën 21:00 (19:00 GMT),” thuhet në një deklaratë ukrainase, shkruan BBC.

Zyrtarët pretenduan se Putini mund të urdhëronte që bombarduesit rusë të niseshin nga territori ukrainas për të bombarduar objektivat në Bjellorusi, duke i dhënë Lukashenkos një pretekst për të nisur një pushtim.

BBC thekson se nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë objektive informacionin./

2 komente në “Frikë nga Lukashenko, Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus urgjentisht sonte”

  1. Beni says:

    Nuk kane asnje gje te perbashket me kafshet

  2. asd says:

    Bjelloruset nuk jane aq budallenj sa te shkojne “mish per top” sic mund te mendojne Lukashenko dhe Putin. Bjelloruset do te refuzojne ose do te dezertojne ne mase. Cfare interesi kane ata te vrasin familje, burra e gra ukrainase. Po u derguan edhe bjelloruset Putini do te behet qesharak. Nderkohe qe ne Poloni trupat Americane priteshin me lule e fotografi, eshte e qarte deshtimi i plote i Rusise i mbuluar me turp si ndoshta si asnjehere tjeter ne historine e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje