Mashtrimi me trashëgiminë nga Afrika, si “fluturuan” eurot e 4 shqiptarëve

14 Mars 2022, 18:10Kronika TEMA

Të joshur nga ideja se ishin trashëgimtarë të një pasurie prej 1 milionë euro nga një i afërm i panjohur në Francë, 4 qytetarë kanë depozituar shuma parash në llogarinë bankare të një 31-vjeçareje në Tiranë. Këto para pretendohej të ishin komision për tërheqjen e trashëgimisë, por në të vërtetë e gjitha ishte një skemë mashtrimi.

Paratë e depozituara kanë avulluar, duke u tërhequr nga bankomate në një shtet të Afrikës perëndimore. Vetëm një pjese e vogël e tyre, është tërhequr nga 31-vjeçarja Vjola Ll, e cila është shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit kompjuterik”.

E pandehura, nënë e një fëmijë të mitur, u dënua me 5 vite burg, për përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe në përfundim u la në shërbim prove për 2 vite.

Referuar vendimit të gjykatës, ajo rezulton të jetë rekrutuar në skemë nga persona të panjohur me të cilët, sipas saj, nuk i ka takuar, por vetëm ka folur në aplikacionin Ëhatsapp.

E pandehura iu është bindur instruksioneve të një personi me emrin Filip dhe një tjetri me emrin Oliver, të cilët i kanë kërkuar të hapte një llogari në një bankë të nivelit të dytë.

Më pas, nën udhëzimet e tyre ajo i ka dërguar me postë në shtetin Benin në Afrikë kartën e bankës dhe kodin pin të saj. Për bashkëpunimin 31-vjeçares i ishte premtuar 10 % e shumës së çdo transferte.

Sipas vendimit të gjykatës, shumat e depozituar nga qytetarët shkonin deri në 1500 euro. Skema është prishur pas sinjalizimit të dy klientëve rastësorë të bankës për ofertën e të pandehurës, ndërsa situata është raportuar më pas tek departamenti i Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Gjatë gjykimit e reja ka deklaruar se kishte rënë vetë viktimë e mashtrimit. Ajo ka pretenduar se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte mashtruar kënd, por çdo veprim e kishte bërë qorrazi, nisur nga orientimet që i jepnin në telefon.(A2)

2 komente në “Mashtrimi me trashëgiminë nga Afrika, si “fluturuan” eurot e 4 shqiptarëve”

  1. Sali Rrumpalla says:

    Policia te mos denoje askend. Ata qe kane humbur paret mire ju eshte bere. Populli thote : kurre mos i lesho nga dora, gruan, paren dhe makinen.

  2. Aron says:

    Akoma nuk kane mesuar ne Shqiperi per keto manipulime qe bejne nga Afrika?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje