Putin kërkoi ndihmë ushtarake nga Kina? Reagon Rusia

14 Mars 2022, 14:28Bota TEMA

Rusia ka hedhur poshtë pretendimin e zyrtarëve amerikanë se i kishte kërkuar ndihmë ushtarake Kinës për pushtimin në Ukrainë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës dhe se ajo ka “potencial të pavarur për të vazhduar operacionin e saj special në Ukrainë”.

Ai shton se planet e Rusisë për operacionin në Ukrainë do të “realizohen plotësisht” dhe në përputhje me planin fillestar.

Në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, Peskov tha se “efektet e luftës ekonomike kundër Rusisë do të minimizohen”.

1 komente në “Putin kërkoi ndihmë ushtarake nga Kina? Reagon Rusia”

  1. cdo gje qe thoni po ta kthesh mbrapsht kupton te verteten…

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje