Rusia: Do të ketë pasoja të rënda nëse Finlanda dhe Suedia bëhen pjesë e NATO-s

14 Mars 2022, 12:05Bota TEMA

Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Paralajmërimi bëhet nga drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev.

Është e qartë se anëtarësimi i tyre në Aleancë, e cila është kryesisht një organizatë ushtarake, do të sillte pasoja politike dhe ushtarake që do të kërkonin nevojën e rishikimit të marrëdhënieve me këto vende dhe të marrjen e masave hakmarrëse”, tha Belyaev për Interfax, të cilës i referohet ANSA.

Është shumë herët të flitet për natyrën specifike të këtyre masave, shtoi ai.

NATO dërgon 30 000 trupa, 200 avionë dhe 50 anije në Norvegji për stërvitjet e Reagimit të Ftohtë 2022 që fillojnë më 14 mars. Stërvitjet ishin planifikuar prej disa kohësh, por, sipas BBC, në dritën e pushtimit të Ukrainës ato marrin një vlerë më të madhe edhe për shkak se mbahen jo shumë larg kufirit rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje