Vdes bashkë me foshnjën gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar

14 Mars 2022, 10:47Bota TEMA

Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj. Pas sulmit rus javën e kaluar, ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, sipas agjencisë së lajmeve AP.

Ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin, teksa kuptoi se po humbiste fëmijën e saj thuhet se ajo thërriti: “Më vrisni tani!”

“Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi asnjë shenjë jete. Të dy vdiqën,” tha kirurgu.

Pas bombardimeve, Rusia mohoi se kishte nisur sulme në spitalin e fëmijëve në qytetin port të Mariupolit. Moska pretendoi se ndërtesa ishte pushtuar nga ekstremistët ukrainas dhe se asnjë pacient apo mjek nuk kishte mbetur brenda.

Këto raportime u hodhën poshtë nga autoritetet ukrainase.

1 komente në “Vdes bashkë me foshnjën gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar”

  1. Si ju duket kjo fotografi Myslimanve dhe komunistave që mbeshtesin luften në Ukrahine dhe Putini says:

    ????????????? Si ju duken juve o Myslimane këto fotografi ??? Që mbeshtesin Putinin dhe luften e ti në Ukrahine. Myslimane jane një lloje si Serbet veq vrases dhe diktatore mbeshtesin turpe për ju dhe ideologjine e juaje Fetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje