Sekreti i vdekjes në Ukrainë të një kapiteni rus

15 Mars 2022, 09:34Bota TEMA

Një anëtar i shërbimit sekret të inteligjencës GRU nga Rusia, kapiteni Alexei Glushchak, 31 vjeç, u vra në Ukrainë, konfirmoi Rusia.

Glushchak, nga Tyumeni i Siberisë, vdiq në portin ukrainas të Mariupolit, por rusët nuk dhanë detaje se si u vra.

“Për shkak të fshehtësisë së rreptë të operacionit ushtarak, rrethanat e vdekjes së heroit të Tyumenit nuk bëhen të ditura”, thuhet në deklaratë, sipas Daily Mail.

Imazhet e funeralit të Glushchak në Rusi janë shfaqur ku ai u varros me nderime të plota ushtarake nga Garda e Nderit, pavarësisht se Rusia fsheh “mijëra” të vdekur nga publiku.

Pushtimi rus i Ukrainës deri më tani i ka kushtuar Putinit 12 komandantë, duke përfshirë tre gjeneralë.

U zbulua se ditën kur oficeri i inteligjencës ushtarake vdiq, ai po fliste me gruan dhe nënën e tij në Rusi.

Ai i telefonoi për t’i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por ata mësuan të njëjtën mbrëmje se ai ishte vrarë.

Ai do të dekorohet pas vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje