Zelensky thirrje ushtarëve rus: Dorëzohuni, keni një shans për të jetuar

15 Mars 2022, 09:27Bota TEMA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kërkoi që ushtria ruse ne cila po lufton kundër Kievit të dorëzojë armët, përndryshe do e pësojnë nga ushtria ukrainase.

Zelensky iu drejtua ushtrisë ruse me anë të një video mesazhi duke i kërkuar të largohen nga vendi dhe të dorëzohen. “Nëse do dorëzoni armët, do të keni një shans për të jetuar,” tha presidenti ukrainas.

Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se përgjegjësit e luftës do të japin llogari.

“Armiku nuk priste rezistencë të fortë. Ushtarët dhe oficerët rusë kanë filluar të kuptojnë se nuk mund të arrijnë asgjë në këtë luftë,” tha ai në video, duke shtuar se lufta në Rusi ishte kthyer në një “makth” për ushtrinë ruse pasi ka humbur trupa dhe pajisje ushtarake.

1 komente në “Zelensky thirrje ushtarëve rus: Dorëzohuni, keni një shans për të jetuar”

  1. korcari says:

    Ky drogaxhiu nazist ka halucinacione te paparashikuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje