Turqia, përpjekje serioze për arritjen e paqes Rusi-Ukrainë

15 Mars 2022, 22:25Bota TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu pritet të vizitojë Rusinë dhe më pas Ukrainën në një përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve.

Pas takimit të kabinetit presidencial në Ankara, presidenti Erdogan njoftoi se Çavusoglu do të zhvillojë bisedime në Moskë para se të udhëtojë në Ukrainë të enjten.

Lufta Rusi-Ukrainë e cila nisi më 24 shkurt ka shkaktuar një reagim shumë të fortë ndërkombëtar si dhe ka çuar në sanksione financiare ndaj Moskës dhe ka shtyrë shumë kompani të njohura të largohen nga Rusia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje