Zhduket gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizionin rus

15 Mars 2022, 13:17Bota TEMA

Gazetarja dhe redaktorja e televizionit “Kanali 1” është zhdukur disa orë pasi u shfaq me një pankartë në duar kundër pushtimit rus të Ukrainës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në kanalin shtetëror rus më 14 mars.

Marina Ovsyannikova, e cila ishte dhe punonjëse, redaktore në Kanalin 1, doli papritur pas prezantueses së lajmeve të hënën mbrëma, teksa ajo fliste për planet e Qeverisë ruse për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore.

Ovsyannikova mbante një pankartë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”.

1 komente në “Zhduket gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizionin rus”

  1. drin says:

    Si bombë bërthamore ne rusi eshte kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje