"350 000 persona të bllokuar në qytetin e pushtuar nga trupat ruse, në kushte çnjerëzore”

15 Mars 2022, 11:21Bota TEMA

Rreth 350 000 persona janë ende të bllokuar në Mariupol, qyteti që është sulmuar nga trupat ruse që në datën 1 mars.

Një zyrtar lokal tha: “Duke marrë parasysh se qyteti ka 540 000 banorë dhe rreth 150 000 janë evakuuar në 3 ditët e para, mendojmë se 350 000 persona kanë ngecur këtu.

Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, shtoi se përpjekjet për vendosjen e korridoreve të sigurta humanitare kanë dështuar, ndërsa edhe ndihmat nuk kanë ardhur.

“Shumica e njerëzve po qëndrojnë në bodrume dhe vendstrehime në kushte çnjerëzore. Pa ushqim, pa ujë, pa elektricitet dhe pa ngrohje”, shtoi zyrtari.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje