Rama: Ata që po përpiqen të bëjnë protesta e dinë se krizën e solli lufta dhe kjo e bën turpin e tyre më të madh

16 Mars 2022, 12:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së kësaj të mërkure ka prezantuar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi protestat që po zhvillohen ditët e fundit për rritjen e çmimeve, duke thënë se edhe ata që i instrumentalizojnë këto e dinë shumë mirë që kirza është pasojë e luftës, ndaj dhe turpi i tyre është më i madh.

“Bizneset e vogla janë aleati ynë më i rëndësishëm që për të cilët jo rastësisht si asnjë vend tjetër në rajon ka taksa zero dhe paguan zero TVSH. Rrugës kur po vija po shikoja disa grafikë nga burime serioze ndërkombëtare të cilave iu referohet e gjitha bota për rritjen e çmimeve, qoftë të naftës, qoftë edhe të ushqimeve. Janë kaq kuptimplota për njëtrajtshmërinë e rritjes së çmimeve dhe për përputhjen e kësaj rritje të çmendur, ekzaktësisht me çmendurinë e luftës.

Këtë e ka sjell lufta duhet të jesh krejtësisht i papërgjegjshëm që ta mohosh, në rast se ti e di. Unë besoj se ata të cilët bën përpjekjen për të instrumentalizuar protestat, e dinë që këtë e ka sjell lufta dhe kjo e bën turpin e tyre edhe më të madh. Në këtë luftë ne jemi në krahun e atyre që janë të kërcënuar te pastrohen etnikisht nga territori i tyre.”, tha ai.

7 komente në “Rama: Ata që po përpiqen të bëjnë protesta e dinë se krizën e solli lufta dhe kjo e bën turpin e tyre më të madh”

  1. Leo says:

    Krizen se solli lufta,ne kemi 30 vjet ne krize.
    Ti na flet sikur Der dje hanim me luge Flori e tani me luge zinku.
    Boll me.keto,fajin e kane te gjithe vec tube qeverise tende

  2. vp says:

    Edi , kriza qe ke shpallur ne fundin e vitit qe sapo kaluam prodhoi luften… kaq shpejt i harrove deklaratad e tua per ngritjen e cmimit te energjise?

  3. Martin says:

    Krizen e solli bishti qe do te duket me i rende se sqepari!

  4. Socialist Jo Spiun says:

    Se krizen e buxhetit nuk e solli lufta jo.E solli birxhi publik mbi 80%, e sollen kilometrat e rrugeve me 22 milione euro, e sollen inceratoret qe ke paguar e po paguan persona ne kerkim nderkombetar, e sollen PPP, e solli rinia e cila po emigron, e solli administrata jote e dyfishuar nga me pare por edhe e korruptuar deri ne gryke, e solli….nuk ka fund.

  5. Llogaritari Offshore says:

    Kriza ka një emër : Edvin Llapa alias Mustafa Rama; lakmia e tij per tu bere sheik multimillionair brenda tre mandatesh; marria e tij per tu bere pronar I cdo prone private apo publike; psikopatia e tij per te qene ” I ditur” kur eshte deshtak I lindur. Ne varferine e Shqiperise ska krize te beje me keq se ceshte. Ky karminister rrit cmimet se ka ” borxhe” tek ata qe e mbajne ne pushtet. Dhe delet duhet te rrijne sus. Ndryshe karministri perdor armet nukleare per te rrafshuar te gjitha. Edhe ky eshte trim I madh…te rruan bolet vullnetarisht me oferte te pa kerkuar si ajo e Zotos.

  6. Etilda says:

    E keni pare qe dhe bota eshte ne kriz pra eshte boterore. Mendoj qe kryeminiatri po i merr masat se ne fund te dites ca prisni te hiqen te gjitha taksat me ca so mbahet vendi.

  7. sapa says:

    Fatkeqesi per kete popull qe deri tani nuk ka mundur te nxjerre nje lider qe te fillonte te bente shtetin.Dhe do kaloje shume kohe dhe nuk ka shanse se do dale nje i tille.E sa per te tille tipa qe krekosen si gjeli ne maje te plehut shqiperia i ka dhe do ti kete sa te duash!Deri ne kete moment as qe ekziston shtet ne shqiperi ,flas per ata qe e dine se si eshte nje shtet funksjonal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje