Ervin Salianji ka reaguar në Debat në A2 CNN në lidhje me deklaratat e fundit në arenën politike se zgjidhjet e 6 marsit ishin një kurth për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.
Sipas Salianjit, politika është e mbushur me kurthe dhe Lulzim Basha nuk duhet të justifikohet me to, por duhet të ishte i përgatitur. Ai shtoi se u ndje i fyer nga kreu i PD kur tha se nuk kishte humbur asnjë palë zgjedhje.
“I dhamë mbështetjen absolute deri në datën 6 mars, që ishte një test. Kam dëgjuar që 6 marsi ishte një kurth. Ia kam thënë në mbledhje që kryetari i PD duhet të kalojë çdo sfidë, çdo kurth.
Ne nuk mund të jemi qaramanë që pas çdo ndeshje të zhvilluar dhe hyjmë në ring themi ai na rrahu. Këto deklarata me kurthe janë të kota. Politika ka gjithnjë kurthe, gara të padrejta. Këto nuk janë justifikime.
Po stërvitu pra, përgatitu, merr proteina. Nuk mund të dalë në publik dhe të them nuk e kishte mendjen këtë herë. Jam fyer nga deklarata e Bashës se nuk jam mundur asnjëherë. Në ditën që demokratët ishin në traumë, tha unë kam fituar çdo garë”, tha Salianji.
Ha ha Salianji dhe Grida perseri bashk me ia ba qefin Berishes por e kan kot se ai do ti fut ne votim dhe me zero vota do te dalin nga partia prandaj mos hani shum se pergjegjes me shum se Basha jeni ju qe e keni fut ne kurth ate.
Nëse të gjithë jemi të bindur, që Basha asnjë ditë para datës 9 Shtator 2021 nuk ka qënë realisht Kryetar i PD, atëherë përse çuditemi kur thotë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje? Ky është një fakt që se luan as topi, është Berisha që ka drejtuar dhe humbur çdo zgjedhje në PD. Pastaj, përse nuk thua një fjalë për humbjen e Berishës në këto zgjedhje? Dhe të marrim në konsideratë faktin që ishte bashkë me partiçkat që ka krijuar sipas nevojës gjatë këtyre 30 vjetëve. Lërini pabesitë, forconi fraksionin tuaj dhe shihni realisht përpara në zgjedhjet e përgjithëshme, ato kanë për të qënë treguesi real i gjëndjes. Atëhere mendoni për koalicione para apo pas zgjedhore, sipas situatës politike të momentit. Tani është marrëzi të vazhdoni që trupin t’a keni në PD dhe mëndjen në “Shtëpinë e teta Lilit”. Ndahet burri me gruan të cilët kanë dhe fëmijë bashkë dhe e quajnë të mbyllur situatën, ju doni të rishikoni në krye të PD një individ të përfshirë në “korrupsion domethënës, dhunues të demokracisë dhe minues të drejtësisë”. Lëreni në fatin e tij, me atë nuk shkohet më asgjëkundi, bile edhe në Moskë do e shihnin me dyshim.
O katunar qe te rref GD kurva ke ftyr ti fshatar i paguar me gjith ate rruspijen e shtremt.