Shyqyr që më në fund, qeverisjes po i vijnë trutë

15 Mars 2022, 18:00Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Kryeministri, më në fund, kuptoi sot atë që e ka të qartë çdo mësues vizatimi.

Nëse do t’i jepnin këtij të fundit hartën e Shqipërisë, do ta ndante atë me viza të drejta, që në dy pjesë. Një së gjati e një së gjeri.

E kjo e dyta, që lidh portet e saj me Qafë-Thanën. Që shkon në Shkup e përfundon në Stamboll. Është ai që quhet Korridori i tetë e të cilin, Shqipëria e ka pështyrë vazhdimisht, që nga koha e Nanos, Berishës e tani Ramës.

Austriakët e dinin fare mirë këtë, që kur në shekullin e kaluar, kërkuan t’i vinin fre ambicieve të Rusisë për të shkuar në lindje, duke ndërtuar nga bregdeti ynë, rrugën që të çon drejt Stambollit e që sot quhet “Korridori i tetë”.

Por, kjo rrugë nuk është vetëm për mbrojtje, siç theksoi Kryeministri sot, me Borelin.

Vlora, – perifrazuar këtu studimet gjermane – nuk është vetëm nga portet më të mëdha të Evropës, duke prurë mallra nga Gjibraltari, ajo është porti më i madh dhe më real për Afrikën e Veriut, nga ku mund të vërshojnë 500 milion njerëz e mallra, ku shquajnë drithërat, për të cilat ka sot kaq shumë nevojë. Korridori i tetë përplaset në Maqedoni me Korridorin e 10-të, më të rëndësishmin që lidh Lindjen me Perëndimin.

Në Shkup, ku banojnë edhe shqiptarët, vijnë mallra nga Suezi nëpërmjet Selanikut e nga ku furnizohet i gjithë Ballkani

Nga kjo pikë kruciale mund të shkohet edhe në Ukrahinë. Nga Korridori i tetë që furnizohet nga Gjibraltari e nga Suezi, apo dy nga pesë pikat më të rëndësishme të botës e ku Presidenti i SH.B.A-së të hap luftë pa pritur vendime të Kongresit nëse i bllokon, mund të lidhesh edhe me rrugën e Mëndafshit, nesër.

Zoti ia mbajttë mendjen kryeministrit, për të mos zhkarravitur rrugë të tjera, siç kanë bërë ai paraardhësit, duke futur Shqipërinë në ferr.

7 komente në “Shyqyr që më në fund, qeverisjes po i vijnë trutë”

  1. Aron says:

    O Shpetim, kjo nuk eshte pune truri, por pune investimi nga Europa. Jemi te sigurte qe nuk do ta refuzonte Edi kete investim po te ishte afruar nga Europa me investime.

  2. Poli says:

    Varet cdo I thote Zamua e Qeti….

  3. Tirona says:

    Sa rënd qenka bere Nazarko,shume rënd.

  4. katarakti says:

    Më duket se ia ka futur fare kot ky Nazarko. Sigurisht që Korridori 8-tê është i rëndësishëm për shqiptarët, por unë nuk e kuptoj se pêrse Vlora qënka kaq e rëndësishme për afrikanët?! Nuk u mjafton atyre Marseja dhe Barcelona psh?! Pa folur këtu për Gjenovën, Napolin e dhjetra porte tê tjera?! Dhe fundit më duket se grekêt na e kanë kaluar. Ata kanë ndërtuar tashmë portin në Igumenicë (Çamëri) si port përfundimtar i korridorit 8-të.

  5. cuf dabjoni says:

    O Laço !!1
    Autostrada apo superstrada ne territorin Shqiptar per korridorin 8 fillon ne Durres e mbaron ne Lin….prej andej na takon neve dhe Evropes ta lidhim me 4 korsi me Kapeshticen dhe eshte gati per Stamboll…… Nga Lini te lidhet me Korridorin 10 e bejne te tjerret mjafte me internacionalizmin proletar qe kerkon dhe Maqedoni Bullgari e Turqi evropiane tju bejme rrugen.

  6. levizni says:

    Nuk e lexova shkrimin, te jem i sinqerte, por u ktheva nga rruga qe ti theme diçka Nazarkos; qeverise nuk i erdhi truri po mend, Nazarko. Truri eshte primar , materja, ndersa mend jane sekondar , ndergjegja. Apo s’te pelqen materializmi dialektik qe u kombinua nga Marksi duke marre dialektiken e Hegelit dhe materializmin e Fojerbahut?

  7. Une says:

    O Nazarko, por koridori 8 ka 10 vjet ndertuar, a derezi!! Ai fillon nga Igumenica dhe perfundon ne Stamboll. Pse u dashka nje e dyte, pak kilometro me ne veri qe, sipas teje, te filloje nga Vlora, qafe Thane, Shkup, Bullgari, deri Stamboll. Po kete mendje qe derdellit sot, greket, me ndihmen e Europe’s, e ndertuan. N.q.s. nuk ke kaluar ndonjehere, pyet patriotet tane te te thone cfare autostrade perle eshte. Vetem nje gje: s’ka qarkullim fare; mendo pastaj kjo e dyta qe kerkon ti, sa pa vlere fare do jete. Ke shkuar per lesh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje