Borell për rritjen e çmimeve: Na prek të gjithëve, Rusia po e përdor si armë!

15 Mars 2022, 12:18Politika TEMA

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell këtë të martë ka qenë  në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij Borrell tha se kriza e rritjes së çmimeve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por të gjithë Europën.

“E di që keni hasur shqetësime mjaft të mëdha dhe në mendjet e mjaft qytetarëve është rritja e çmimeve. Lufta ka krijuar ndërprerje të madhe në ekonominë botërore. Nuk janë pasojat e të qenit në krah të sanksioneve, por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve, të energjisë, të karburantit që është pasojë e varësisë e ndërvarur dhe tani po bëhet më e qartë sepse Rusia po e përdor si armë.

Kjo është pasojë e luftës, e ndalimit të eksporteve, e rritjes së çmimeve të produkteve që na prekin të gjithëve ne. Më lejoni ta ilustroj me një shembull, po paguaja faturën e energjisë në Spanjë dhe 50 euro ka qenë më parë dhe tani ka shkuar në 500 euro. Kjo ka ndodhur në të gjithë Europën, çmimet e energjisë janë rritur të paktën 6 fish. Karburanti ka 20% rritje, të njëjtat shifra ka për produktet ushqimore. Kjo do të ndikojë vendet më të varfra se ne, ndaj duhet të bëhemi bashkë për një strategji.

Mbajta shënim për një përgjigje për Ballkanin Perëndimor për këtë krizë. Po të shikojmë kufijtë lindorë, Polonia sot ka arritur të ketë aq shumë refugjatë sa është bërë vendi në Europë me përqindjen më të lartë të refugjatëve në Europë. Ne kemi pritur më shumë se 2.5 milionë individë. Ushtria ruse rrotullohet dhe shkatërron. Kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare, prandaj ne duhet të bëjmë 3 gjëra për të izoluar Rusinë, për të vendosur kosto të lartë të sanksioneve dhe të mbështesim ata popuj që po na mbështesin ne në këto përpjekje madhore.

Për planet e investimeve ekonomike, mbajta shënim dhe vullnetin për infrastrukturën që të hapë Shqipërinë në këtë hapësirë fizike të të gjithë rajonit. Janë këto nisma që mund të trajtojnë apo përballemi me pasojat e luftës në rajon dhe më tej”, u shpreh Borrell.

 

1 komente në “Borell për rritjen e çmimeve: Na prek të gjithëve, Rusia po e përdor si armë!”

  1. Le says:

    E cuditshme, dhe per covid thoshit jemi ne te gjithe bashke,po ju benit ctju donte bitha dhe festa pa fund kur njerezit I mbyllnit ne shpi.
    Dhe tani me Ukrainen po njesoj,do vuajme te gjithe nderkohe llogarit tuaja bankare dhe oligarieve tuaj vec rriten,nderkoh njerezit e thjeshte kruajne koken.
    Flisni.per.oligarke ruse,po harroni oligarket tuaj qe kontrollojn se cte thuash ne rrjete sociale,se cte mendojne dhe se si duhet te jetojne.
    Ti thua vuani ju qe te pasurohemi.ne me shume.
    Dhe po plasi ndonje lufte ,larg qofte ,jundhe femijet tuaj do futeni ne bunkera dhe do I thoni njerezve luftoni per te gjithe ne.
    Shkoni bejini vete.lufterat tuaja,Jo ne kurrizin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje