Rama – BE-së: Nëse keni paketë ndihme, mos na lini jashtë siç bëtë me vaksinat

15 Mars 2022, 12:11Politika TEMA

Në një konferencë për shtyp nga Tirana me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të përfshihet në planet e unionit nëse do të ketë një skenar për krizën energjetike.

Rama deklaroi se në këtë pikë nuk duhet vepruar njësoj me skemën e ndarjes së vaksinave gjatë periudhës së pandemisë.

“Do vazhdojmë të njëjta punë që kemi bërë dhe na afrojnë më shumë me standardin e BE. Fola edhe për domosdoshmërinë që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike që është pjesa më e rëndë e krizës dhe pasojave të tjera të luftës të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë si e lanë me skemën e vaksinave.

Të nxitohet projekti i korridorit të tetë. Tani në këto kushte të reja bëhet edhe më strategjik në aspektin e një korridori sigurie. Këto ishin temat. Dua ta falënderoj mikun tonë sepse është një mik më shumë i këtij rajoni dhe është një avokat që Meriton respektin tonë për aq sa bën që të përshpejtojë këto procese që kanë nevojë për zërat dhe njerëzit e duhur”, u shpreh Rama.

3 komente në “Rama – BE-së: Nëse keni paketë ndihme, mos na lini jashtë siç bëtë me vaksinat”

  1. cecua me bicak says:

    brravo

  2. Taulant says:

    Shko lyp buke ne Beograd kerric i Vucicit.

  3. Lypsari prej ari. says:

    Haaa .
    Dobiçlliku shqiptar s vdes kurr
    Gjith bota puno lufto e perpiqet me u ngjit siper.kurse shqiptart…:,lyp e hyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje