Rama takim me biznesin e vogël: Qeveria i kursen 299 mijë lekë një subjekti që duhet të paguante faturë e energjisë me 476 mijë lekë

15 Mars 2022, 13:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël për të folur për krizën e shkaktuar prej luftës.

Gjërat mund të shkojnë edhe më keq sepse është jashtë vullnetit tonë dhe të vendeve demokratike, sespe dhe agresori, Rusia është i paparashikueshëm. Ashtu si, ka edhe gjasa që gjërat të stabilizohen dhe një pjesë e çmimeve të normalizohen dhe një pjesë tjetër të qëndrojë pa u rritur më tutje.

Kryeministri Rama tha se: “Ne nuk jemi të ndarë në kate të ndryshme, por jemi në të njëjtin kat dhe të gjithë së bashku dhe qeveria është këtu për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e ditëve të vështira të paparashikuar si kjo e sotmja. Pavarësisht luftës, para disa muajsh u shfaq një kriza energjitike që kishte debate edhe në platformat ndërkombëtare, si diçka e nxitur edhe për arsye gjeopolitike nga ana e Rusisë. Po ashtu, e gjithë bota u përball me një nevojë shumë të rritur për energji pas pandemisë, ku kërkesa u bë shumë më e lartë sesa oferta dhe prandaj pati rritje çmimesh.”

Rama theskoi edhe një herë që: Ne do të vazhdojmë të mbajmë mburojën për çmimin e energjisë. Madje i kam kërkuar OSHE të sjellë edhe pjesën e pagesë nga buxheti i shtetit në faturë, edhe pse nga ana teknike është pak e pamundur.”

Kryeministri Rama solli një rast të një subjekti nëse do të rritej çmimi i energjisë sa do t’i duhej të paguante: Subjekti në faturë paguan 176 mijë lekë, ndërkohë vlera reale është 476 mijë lekë dhe 299 mijë që është diferenca e paguan buxheti i shtetit.”

Nga ana tjetër fakti është që ne energjinë e marrim nga burimet tona ujore dhe kur burimet janë të mangëta, ne duhet të dalim në import dhe në import ne e blejmë siç e blejnë të gjithë të tjerët”, tha Rama.

1 komente në “Rama takim me biznesin e vogël: Qeveria i kursen 299 mijë lekë një subjekti që duhet të paguante faturë e energjisë me 476 mijë lekë”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Mashtrues ordiner,
    deklaron qe e ka blere energjine me 550 euro mkw, Ne asnje vend te Europes nuk ka blerje me shumice me shume se 280 euro mkw per pak dite. Ky genjen aq trashe sa ka filluar t’ju vije turp edhe ministrat qe e degjojne.
    Po ju dergoj nje link jane te publikuar cmimet e energjise elektrike.
    Çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë të energjisë elektrike në vende të zgjedhura në Bashkimin Evropian (BE) nga janari 2020 deri në shkurt 2022
    Klikoni ketu : https://www.statista.com/statistics/1267500/eu-monthly-wholesale-electricity-price-country/
    Le te tregoje legeni se ku e ble energjine me 550 euro per mkw.
    Mos e besoni se eshte krejt i pacipe.

    Ne kemi nje kryeminister hajdut, legen e te paditur.

    Ka frike se ky lajm nuk do te shperndahet neper media. Asnjeri nuk kerkon transparence si si menaxhohet energjia elektrike. Asnje. Dhe aty eshte abuzimi me i madh. Nga cdo qeveri perfshire Nanon, Berishen, Meten dhe padyshim kete monstren e fundit, Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje