Mercenarë nga Shqipëria në luftë krah Ukrainës? Rama: Akuzë pa asnjë bazë

15 Mars 2022, 12:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën me Josep Borrell edhe për akuzat që ka ngritur Moska se mercenarë nga Shqipëria kanë shkuar të luftojnë në krah të Ukrainës, kundër pushtimit rus.

Rama u shpreh se kjo akuzë e ngritur është krejtësisht e pa vërtetë, teksa shtoi se këto akuza të ngritura nga Moska i ka parë si një shqetësim që do ndiqen me vëmendje.\

“Ne diskutuam dhe me përmendjen në mënyrë të vazhdueshme nga ana e autoritete të Moskës për një prani problematike në këtë konflikt. Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë bashkë me Kosovën. Është një akuzë pa asnjë bazë. Është e pavërtetë. Por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt.” tha Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje