VIDEO/ I riu që bën bashkë të apasionuarit e makinave për adrenalinë, promovim dhe bamirësi

16 Mars 2022, 13:59Lifestyle TEMA

Ervin Skënderi, është një i ri nga qyteti i Elbasanit i cili pasionin e tij të madh për makinat e ka shndërruar në një angazhim të gjerë për adrenalinë, promovim dhe bamirësi.

Për herë të gjashtë radhazi, ai ka bërë bashkë të apasionuarit e makinave të cilët janë grumbulluar në sheshin “Gensher” dhe më pas kanë rrugëtuar në disa prej destinacioneve më të bukura të zonës.

Në një rrëfim për emisionin “Ditë e re” në televizionin “Skampa”, Skënderi ka treguar sesi u kultivua vit pas viti kjo ëndërr e cila tashmë është shndërruar në një nga aktivitetet kryesore promovuese të qytetit.

Ai thotë se vullnetarisht krijoi një rrjet të apasionuarish të cilët më pas i ftoi në qytet ku rreth tyre u mblodhën qindra njerëz, jo veç nga Elbasani por edhe nga qytete të tjera.

“Gjithçka nisi në vitin 2010 përmes miqsh ku organizova një aktivitet me të gjithë të apasionuarit e motorrave. Fillimisht për t’u kënaqur vetë e më pas u shndërrua edhe në modë për të promovuar sa më shumë vlerat turistike të qytetit të Elbasanit”, tha ndër të tjera drejtuesi i “Off Road Elbasan ES”.

I pyetur nga gazetarja, i riu tha se pagesat që vijnë nga bizneset ka zgjedhur t’i dërgojë në Qendrën e Fëmijëve Jetim si kontribut për mirërritjen e tyre.

Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë të Ervin Skënderit i cili me angazhimin e tij vërteton edhe njëherë se kur gjërat e bukura bëhen me zemër, çdo gjë shkon mrekullisht.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje