Basha nga selia blu: Mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në

17 Mars 2022, 14:59Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga selia e partisë se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të bashkuar demokratët dhe Partinë Demokratike.

Në dalje të selisë blu teksa po nisej drejt Kuvendit, Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij pas ultimatumit të disa prej demokratëve që kanë kërkuar dorëheqjen e tij për të sjellë bashkimin me pjesën tjetër.

“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike, për demokratët. E dyta dhe më e rëndësishmja, dua ta konfirmoj para gjithë demokratëve, unë mbetem në dispozicion të bëj gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, tha Basha.

4 komente në “Basha nga selia blu: Mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në”

  1. Tomi says:

    e perkthyer ,po pres te me heqin me dru se une vete nuk iki ,njeri qesharak dhe matrapaz …….

  2. qytetar says:

    Vazhdon betejen qe sapo ka filluar.
    Nuk ka humbje
    Beteja vazhdon @

  3. qytetar says:

    Pse ka Demokrate ne Shqiperi !?
    Mbase Komuniste te konvertuar per interesa te ndyra po .
    Demokratet ne Shqiperi nuk jane anetare te PeDe – es.
    Thjesht jane DEMOKRATE pa PARTI.

  4. ben says:

    Luli ben gjithshka, pervec lenies se karrikes se kryetarit. E di mire i ziu se po e la karriken, do shpallet non-grata si babai i tij politik.
    Lenia e karrikes se kryetarit te PD-se nga Berisha, u be nen presionin e SHBA dhe mbas kesaj ai u shpall non grata. Ve bast se e njejta gje do ndodhe me Bashen dhe Like Hajdutin, sapo ato te lene karriket ku jane ulur sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje