PROFIL: Kush është diktatori i frikshëm dhe që jeton në luks, Ramzan Kadyrov, aleati më i ngushtë i Vladimir Putin?

17 Mars 2022, 11:24Politika TEMA
PROFIL: Kush është diktatori i frikshëm dhe që jeton në

The Economist

Në një video të postuar në internet më 13 mars, lideri çeçen i Putinit, Ramzan Kadyrov duket se po diskuton taktikat me ushtarët e tij. Udhëheqësi i Republikës Çeçene, një rajon me mbizotërim mysliman në Kaukazin e Veriut të Rusisë, qëndron përpara një flamuri çeçen të stolisur me një ilustrim të babait të tij, Akhmad.

Sipas Kadyrovit, ai u filmua në Hostomel, më pak se 30 km nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës. Kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por ka pasur disa raporte të konfirmuara të luftëtarëve çeçenë në Ukrainë.

Çeçenia dhe pjesa tjetër e Rusisë kanë një histori të gjatë, të ndërlikuar dhe shpesh të dhunshme; pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia zhvilloi dy luftëra brutale për të parandaluar që Çeçenia të bëhej e pavarur.

Por, forcat çeçene tani po mbështesin Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë, në një tjetër konflikt të përgjakshëm, këtë herë për të mbajtur Ukrainën nën kontrollin e Rusisë.

Dhe më 15 mars, Kadyrov u përplas në internet me Elon Musk, një miliarder  amerikan, kur ai e paralajmëroi atë të mos e sfidonte Putinin me dyluftim.

Si kaloi Kadyrov nga lufta kundër Rusisë në luftën për të dhe çfarë roli do të luajnë luftëtarët çeçenë në Ukrainë?

Carët rusë zhvilluan fushata të zgjatura për të pushtuar Kaukazin e Veriut në shekullin e 19-të. Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, Çeçenia dhe fqinjët e saj shpallën pavarësinë (siç bëri Ukraina në të njëjtën kohë).

Forcat bolshevike përfundimisht e rimorën rajonin. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, nacionalistët çeçenë, mes tyre edhe i “plaku” Kadyrov, vendosen përsëri për t’u shkëputur nga Moska, raporton abcnews.al.

Në vitin 1994, Boris Yeltsin, presidenti i Rusisë, nisi luftën e parë çeçene, një përpjekje e përgjakshme për të rimarrë kontrollin e territorit; ajo përfundoi në 1996 me pavarësinë de facto të Çeçenisë të paprekur.

Tre vjet më vonë, Rusia filloi një luftë tjetër, këtë herë me Putinin në krye, duke premtuar se do t’i “shkatërronte në shtëpi” (si lufta e Putinit në Ukrainë, ajo nuk u quajt zyrtarisht një luftë, por më tepër një opearcion kundër terrorizmit)

Putini u ndihmua nga Kadyrov, një mysliman sufi, i cili kishte ardhur për të marrë anën e Rusisë si të vetmen mënyrë për të çrrënjosur fundamentalizmin islamik që po fitonte terren në rajon. Putinin e vendosi Kadyrovin në krye të rajonit në vitin 2003.

Ramzani, atëherë vetëm 27 vjeç, mori shpejt pushtetin.

Më i riu Kadyrov e konsolidoi sundimin e tij duke shtypur brutalisht rivalët e brendshëm. Subvencionet bujare nga Moska nxitën si rindërtimin e Çeçenisë, ashtu edhe stilin e jetës luksoze të Kadyrovit. Ai tani drejton rajonin si feudin i tij personal, me dhjetëra mijëra trupa të njohura si “Kadyrovtsy” nën komandën e tij.

Në vitin 2017 ai u vu nën sanksione nga Amerika për abuzime të të drejtave të njeriut duke përfshirë rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e çeçenëve LGBT. Ai i qëndron besnik Putinit dhe shpesh vesh bluza me fytyrën e liderit rus.

Forcat e tij e kanë ndihmuar Putinin të luftojë luftërat e mëparshme në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainën lindore në vitin 2014. Megjithatë, marrëdhënia e tyre është një bashkëvartësi dhe zoti Kadyrov ka tensione të gjata me shërbimet e sigurisë ruse që e bëjnë rolin e tij në fushën e betejës të paparashikueshëm.

Pavarësisht nëse Kadyrov është apo jo në Ukrainë, forcat e tij tashmë janë. Javët e fundit qarkulluan imazhe të Kadyrovit duke iu drejtuar me sa duket mijëra luftëtarëve në Grozny, kryeqyteti çeçen, dhe të çeçenëve me sa duket në Ukrainë duke u lutur në pyll para betejës.

Por njerëzit Kadyrovit duket se nuk kanë ecur më mirë se pjesa tjetër e forcave ruse. Një video e marrë me sa duket pak pas fillimit të pushtimit duket se tregon një kolonë të djegur tankesh dhe transportuesish të blinduar të çeçenëve.

Sipas raportimeve, ky ishte një sulm nga Ukraina ndaj një kolone të forcave çeçene në të cilën vdiqën 70 ushtarë. Dobia e tyre për Putinin në një luftë që ai mund të mos jetë në gjendje ta fitojë deri më tani ka qenë i kufizuar.(Përgatiti në shqip:Abcnews.al)

7 komente në “PROFIL: Kush është diktatori i frikshëm dhe që jeton në luks, Ramzan Kadyrov, aleati më i ngushtë i Vladimir Putin?”

  1. blushi says:

    Ai qe e ka bere kete shkrim qenka komplet injorant.
    Cari luftoi 100 vjet qe ta merret Cecenine etj etj….
    Nuk behet politike kur ka histori.
    Shkrim shume i dobet.

  2. Salikoqja says:

    PROBLEMI ESHTE SE ROMZANI ESHTE RROT KARI! Por ne shqiptaret nuk tallemi dot se kemi pasur me te keqij se ai ne krye te shtetit, Dulla dhe Mehmeti dhe Sala ishin te tre kriminele te deklaruar, me te keqij se romzani

  3. Vranakonti says:

    Kemi edje neve nje diktator koke trash ne shqipet,Sali Berisha qe shkaterroi vendin e tij me keq se Putini.

  4. Henks says:

    Problemi është se kafshët e allahit dhe pislamikët në përgjithsi e kanë skllavërinë dhe ndjenjën e inferioritetit në gjak. Rusia i ka grirë këta arinjtë (se njerëz nuk mund t’i quaj) dhe këta i puthin dorën Putinit.
    Biles po ta vesh re në krejt diasporën islamike shqiptare jo vetëm që nuk dënohen qëndrimet e këtij Kadrirovit por nuk pashë ndonjë reagim kundër pushtimit rus.
    Islamikët kështu janë, egërsira që duan vetëm gjak dhe pastaj kur u bie kokës bëjnë rolin e viktimës. Punë arabësh me pak fjalë..

  5. nje hajvan me shume

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

  6. Çfarë myslimani është ky derr kur shkon në luftë për të vrarë njerëz të pafajshëm në shtëpitë e tyre?
    Edhe djalli do ta pështynte këtë horr.

  7. taso kume says:

    Kadirovi ra viktime i krimit te iskenuar nga PUTIN QENI te vrasjes se babait te tije ne stadjume Kadirovi BABAI dhe Putini krimin ja adresoj “fondamentalistet islamike” qe ne fakte luftonin per pavarsine e çeçenise,vetem sote digjojme nga Amerika qe Putine eshte kriminel ,kur ka genjyer gjithmone gjithe boten se kush luftone per pavaesi eshte teroriste dhe vazhdone te ginjeje.Per kete aspekt RAMAZAN KADIROVI lufton ne nje llogore me PUTININ ,LUKASHENKON DHE ASADIN E SIRISE ,ka ngelur te veje vetem Vuçiçm i Beogradit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje