Me zërin brilant, thjeshtësinë e butësinë e saj, Elsa Lila e magjepsi publikun shqiptar që në momentin kur u ngjit në skenën e Festivalit të këngës së lehtë në RTSH ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes lotin”.
Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Sot, nga përtej detit mbërriti lajmi i arrestimit të saj, i cili më shumë ndoshta se indinjatë, ka shkaktuar keqardhje.
Keqardhje për një jetë plot tallaze të kësaj kengetareje te bukur e të talentuar, e cila po rriste e vetme vajzën e saj pas ndarjes nga partneri.
Elsa u përball që në moshë të vogël me një dhimbje të madhe: vdekjen e të ëmës, në rrethana të tmerrshme.
Nënën, violonisten Eva Vishaj e humbi në 1997, viti i trazirave; ajo u gjet në grahmat e fundit të jetës e qëlluar me plumb në kokë.
Për këtë vrasje, më vonë u akuzua Albenc Ago. Eva punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes.
Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit.
Duke qenë se ishte e divorcuar, Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”.
Mbi motivin e gjestit të tij, nuk u hodh asnjëherë dritë plotësisht, ndersa Elsës i solli një vuajtje që e shënjoi për të gjithë jetën.
Si ndodhi vrasja
Historia e vrasjes së Eva Vishajt, zë fill më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Hetimet për këtë ngjarje u rihapën vite më vonë dhe, në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes.
Ai u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor 2005, një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e deklaruan të fajshëm për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Në bashkim të dënimeve, Ago u dënua me 20 vjet burg.
Në këtë vendim, Gjykata e kryeqytetit arsyetonte: “Persona që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.
Pas këtij vendimi, Ago u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri. Në maj 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes.
Pas një rishqyrtimi të pjesshëm, më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg. Rekursi i këtij vendimi nga ana e Agos nuk u pranua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Më pas, Ago iu drejtua Kushtetueses, e cila në nëntor 2012 e ktheu dosjen për rishqyrtim në Apel.
Me vjen keq per vjolinisten ,e mbaj mende qe kur ishte ne shkolle te muzikes ,ish shkolla ALI DEMI e vjetra ,vajza e DALLANDYSHES infermjerjes se Vlores dhe bije ne FRAKULLAJT e Muradies, e kam takuar viktimen ne 96 ne nje lokal afer DAJTIT ku dhe kemi ngrene atije un me nje klient qe regullonte skafet gjiton i saj ne VLORE ( punoja taksiste ne Vlore) ishte e qeshur si gjithmone, keto ngjarje te dhimshme nuk do kishin ndodhur ne nje demokraci te mirefillte , por ne SHqiperi demokracia u basardua nga shpellari
Pyesni Gaz Demin per me shume informacion….
Kjo eshte Shqiprie e jone ???Turke Otomane ku femrat vriten për një fjale goje ose për ndershmeri. Por më që gjykata Kushtetute e rikthev vendimin per gjykim si vajti process??? Per atë terrorist Talibane
Lokal Juna pronari i saj ka qenë i kunati i Gaz Demit. Më përpara Zonja ka punuar tek lokali Nikolino përballë Dajtit në pronësi të Paulin Markut.
Po Fatos Nano plehra i plehres eshte i lare nga kjo mesele?
Elsa Lila, të bënte të “dashuroheshe,” me thjeshtesine dhe embelsine e saj
However… kohet e fundit me dukej paaaak snob, ndoshta me një grimë arrogance.
Megjithate, keqardhje Ndjej për fëmijën e saj por jo për të.
Kjo nuk do të thotë “mirë ju bë” por nëse i ke hyrë asaj pune, do të thotë që i ke pranuar rreziqet.
Dihet përse u shkuajt “artikulli”
Shum e vërtetë. Jam plotësisht dakort me Ju.
Ai qe u denua thjeshte mori nje plumb për shoket, vrasesit e vertete i di gjithe shqiperia cilet jane edhe kur I kishim drejtues te larte, i di edhe Kimetja e cila i kercenoi me non grata
Edhe vellai i viktimes e di se cilet jane vrasesit e vertete por i rruan trapin atyre, gezohet me faktin qe denimin e vuan nje rob kot, ka bere kete kompromis me vrasesit
@Jamarber kushe jane ata??? Të pakten ti mose ke frige dhe pse e kane vrare??
Perse duhej ky shkrim sot? Per te justifikuar arrestimin e E.Liles? Atehere kushdo qe vuan ne kete bote, mund te merret me droge, te vjedhi, te vrasi etj. Vuajtja vetem mund t’ia lehtesoje denimin, nese e parashikon ligji.
Me vjen keq per fatin e saj. Nese do ishte rritur ndryshe, mbasea nuk.i hynte asaj pune. Kush ja di yallet dhe asaj
.
Mjaftoi ky shkrim per te ndryshuar perceptimin e njerezve per arestimin e Elsa Liles?. Sipas shkrimit paska me shume keqardhje se indinjate ? Po cjane keto standarte qe po i vini shoqerise Keqardhje per cfare ? I ndodhi ndonje fatkeqesi apo ishte zgjedje e saj ?.Asgje nuk e justifikon ate qe ka bere perkundrazi eshte modeli qe i turperon te gjithe .Ka nena shqiptare qe kane bere nga punet me te rendomta per te rritur femije shume te denje per shoqerine. Por pune ama dhe jo pislliqe. Per mua ky eshte nje shkrim per qoke. Turp.
Sakte!
Turp vertete. Drogaxhija shpallet heroine.
Shoqeria me rrugecer dhe vakabonda aty te cojne
Beme mama te te ngjaj!
Mos harroni se Elsa eshte e pafajshme deri ne momentim kur provohet ndryshe nga gjykata.
Nuk dihet akoma puna qe ajo bente. S’besoj se i mungonin leket. Kamariere si nena mund te punonte ose te vinte ne Shqiperi e t’i kerkonte miqve ndonje vend pune ne TVSH apo TOPCH, ose dhe Fevziut ne KLAN. Por jo, luksi kushton shume. Nenen ia kam pas enjohur. La punuar tek drogaxhiu nga Laçi Paulin Marku qe iku per lesh, tek Bar Nikolino.
Keqardhje per EL, shpresojme qe policia italiane (shpesh raciste kundrejt shqiptareve) te mos kete bere ndonje gabim. Por, ndonje gje te vertete do te kete. Boksieret shqiptare, si te forte, endacake dhe injoirante, i vjen nje kohe dhe merren me krime. Dhe prej tyre ka disa.
Vrasësit janë rreth nesh, biles me detyra dhe biznese pranë asaj dhe kësaj qeverie. Dihej nga të gjithë në atë kohë kur u vra vishaj, se Gaz Demi, ishte besëlidhuri nanos, ku dyshimet bien mbi të. Zoti vonon por nuk harron.