Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka folur për situatën në PD duke thënë se edhe kryetari Lulzim Basha por edhe ish-kryeministri Sali Berisha janë dhe se asnjëri prej tyre nuk mund të jetë zgjidhja.
Gjatë një interviste për “Report TV”, Xhaferraj tha se Basha e Berisha nuk mund të garojnë më kundër kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se edhe nga grupi i Foltores ka deputetë që nuk e konsiderojnë Berishën zgjidhje.
Xhaferraj tregon zgjidhjen që sipas tij, është largimi i Bashës dhe ngritja e një grupi për drejtimin e partisë.
“Minimumi i demokracisë është të japësh dorëheqjen. Pas 6 marsit më thoni ju mua një arsye pse duhet ngritur dora për Lulzim Bashën. Sigla e PD-së ka rënë në 6% dhe u mund ndjeshëm nga një person i shpallur ‘non grata’. Sikurse nuk është zgjidhje as Sali Berisha.
Ai vërtet mundi ndjeshëm Lulzim Bashën, por ndjeshëm humbi edhe ndaj Ramës. Basha ikën, zgjidhet një grup deputetësh që drejton partinë në kohën kur kryetari nuk është.
Ky grup diskuton me kolegët e foltores, se edhe aty ka nga ata kolegë që mund të biem dakord se ashtu si Basha edhe Berisha nuk është zgjidhje.
Nuk mund të shkohet në zgjedhje kundër Ramës me një ‘Non grata’. Pa Bashën dhe Berishën sepse të dy janë pjesë e problemit, dhe jo e zgjidhjes”– tha Xhaferraj.
Po të zgjodhën ty do i “Lindë Dielli” PD-së. Vetëm ti mund ta mundësh Edi Ramën me kar-izmën tënde. Edhe po humbe do thonë “e humbi si Xhaferri somiten”.
I paska sjelle eshtrat e I Qemalit ky miku I Meros!?
Ore ti mik,po si mund te penalizoni Lulin ju per humbjen e 6 marsit,po ju megjithe mend e keni,se patet pritshmeri se do fitonit ,po ti si usta i vjeter,e beson se Luli deri ne 9 shtator,ka qene kryetar i PD-se,po ti nuk e di se Luli e kishte koken te montuar ne qafen e Sales,po ku kishte bythe Luli te merte vendime ne koke te tij.Luli mund te gjykohet per zgjedhjet e 2023,dhe me tamam per zgjedhjet e 2025-ses,po jo per zgjedhjet,post Sali,qe e katandisi partine ne shoqate dhe ja dha Lulit per ti rujt rrjeshtat.Luli nuk eshte njeri qe mund te nxjerre opoziten ne selamet,po Luli beri ate qe nuk e beri as 97-ta,e nxori Saliun jashte loje,tani Luli ka mision,qe Saliun dhe Ilirin,ti uli ne stolin e drejtesise,po ju si lidhje te vjetra te Saliut,nga frika,a nga qejfi,jeni mbrojtesit e tij,po dijeni mire,se jeni te deshtuar,kate ta kini te sigurt,Luli nuk e dorzon partine,se nuk eshte aq budalla,Luli 20 deputete i ka ne rastin me te keq,pjesa tjeter do sfumohet rruges,se nuk ka asnje lloj prespektive,kapot e saj,Saliu dhe Iliri,do te krijojne shoqaten -NON GRADA- dhe do i shofin hajrin