Fati i PD varet në Ukrainë

16 Mars 2022, 13:51Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ne, të gjithë të tjerët, mund të jemi atë ditë duke u falur para këtyre…, nëse Ukraina shuhet nga Rusia. PD do të ketë imazhin e Jaltës: Qyteti i vogël në jug të Krimesë, i lagur nga Deti i Zi, më mijëra pulëbardha mbi shkëmbinj të bardhë. Simboli i përbotshëm i këtij qyteti, sa Himara, është monumenti ‘Big Three’ i tre burrave më të fuqishëm kur po ndanin botën pas Fitores në Luftën e Dytë, 1945.

Për te ky imazh është nisur Partia Demokratike- PD e Shqipërisë. ‘Big Three’ në këtë rast do të jenë Berisha, Basha dhe Meta. Mos mendoni se këta të tre nuk po bëjnë plane edhe ‘për të ndarë botën’, domethënë një botë që këta mendojnë se u përket. Mandej mos mendoni se edhe pulëbardhat nuk përfaqësojnë një gjë politike, alias PD!

Pulëbardhat e ‘Jaltës’ janë këta zogj që quhen liderë të PD, por që fluturojnë nga Selia te Foltorja, dhe anasjelltas. Këta kanë emra: Gridë, Ervin, Flamur, Agronë…, ku di unë; pulëbardhat janë shpend me interesa në detin politik. Zogjtë e politikës mendojnë se këta e kanë në dorë fatin e ‘Big Three’, por në fakt fluturojnë në boshllëk.

Kjo është piktura.

Tjetër gjë është realiteti i pritshëm.

Pritet që pikërisht këtu në Krime të Ukrainës Lulzim Basha të bashkohet me Sali Berishën dhe të dy të marrin në dorë aleancat me superfuqinë Rusi…

Kjo do të ndodhë vtëm nëse Ukraina do të zhytet në pushtimin rus; por jo thjesht kaq. Ngritja e Rusisë si superfuqi e botës do të thotë që Amerika nuk do të jeë më, Europa- jo më…, as Institucionet e Demokracisë. Në këtë moment Luli do të ketë ulur kokën në prehrin e Berishës; dhe të dy do të deklaronin: ‘A të kujtohet kur të thashë se Amerika do të bjerë…, do të bjerë edhe përcaktimi ‘non grata’?!’ nga SHBA.

“Po, më kujtohet!”- do të llastohet tjetri.

Revolta e Bashës kundër Berishës dhe përjashtimi i tij nga PD u krye në një sforco dhe artific për Bashën; por kurrë divorci mes tyre nuk u ligjërua. Mos mendoni se ndonjëri prej ‘Big Three’ është i sinqertë me Amerikën ose me Europën; të tre këta janë mbrujtur o me ide tribale, o me shqisa Islamike. Dita e rënies së Perëndimit do të quhet ‘ditë e fitores’ dhe këta, aty nisin monumentin në PD.

Të gjitha mundësitë e tjera e sjellin PD-në në një hulli tjetër: Në hullinë e luftës, ndoshta edhe sipas pikturës së përleshjes së 8 janarit 2022.

Skenari i parë është që Berisha të marrë PD-në.

Këtu PD bëhet hi, nuk ekziston kurrë më. Amerika e ka bërë të qartë se një parti me Berishën nuk ka kurrëmë punë me Perëndimin.

Por, sigurisht, Berisha e di këtë dhe nuk e merr PD- në për vete. Berisha e kërkon PD-në për ta dorëzuar në duar të Iir Metës, sot president i Republikës. Të dy janë gjysma e së tërës; sa minues të demokracisë, aq edhe të korruptuar; sa të neveritshëm për publikun, aq edhe të ngrefosur; sa të dhunshëm, aq edhe të manipulues në planet për të shkatërruar vendin… Vepra politike e kohëve të fundit e dëshmon lidhjen e përjetshme të Berishës me Metën: Së bashku bënë koalicionin ‘gjysmë- gjel’ të 6 marsit, të dy kanë të njëjtin zë kundër politikës së Shteteve të Bashkuara në rajon, të dy me një mjet kundër PD-së së Bashës.

Skenari i dytë:

Sapo ta marrin PD-në, jehona botërore do të jetë e fuqishme. Bota do të mahnitet se si një’ ose të dy- ‘non- grata’ dhe minues të Demokracisë, do të marrin opozitën në një vend Europian. As në Afrikë nuk mund të ndodhë. Nëse do të ketë mbaruar lufta e Ukrainës në favor të Demokracisë Perëndimore, atëherë këta ‘vdesin’ pa dalë mbi ujë.

Skenari i pulëbardhave:

Këta, me siguri, janë pjesë e korrupsionit të madh të Berishës dhe Metës. Pse do të fluturonin zogjtë mbi ‘ujëra ku nuk ka peshk’? Berisha dhe Meta kanë në duar kapitale të mëdha të grabitura nga populli, që nga viti 1992 e gjithherë. Shikoni sa po sponsorizohen zgjedhjet, protestat, fjalëmëdhenjtë, media, priftërinj…, me çfarë? Shteti është ende i dobët që të na i dorëzojë me presh në duar. ‘Zogjtë’ që lënë çerdhen e PD-së, i bëjnë një nder Bashës, sepse i hiqen qafe; këta nuk paskan kuptuar asgjë nga politika, as nga Perëndimi, as nga interesat e vendit dhe të demokracisë… E përse duhen?

Skenari i vetmisë së Bashës:

Këta, përveç Berishës, shpresojnë se Basha do ta humbë luftën. Kjo nuk ndodh kurrë. Lë te ‘fluturojnë’ të gjithë mbi ‘Krime’; edhe sikur pesë vetë të mbetën në PD, kjo do të jetë PD e njohur e ligjshme, jo Foltorja as LSI. Liderët e fundit të PD kanë zgjdhur rrugë jashtë- sistemit për të larguar kryetarin e ligjshëm. PD me Bashën kryen aktin e mbrojtjes së Demokracisë, duke përjashtuar Berishën. Pas datës 22 korrik, para kësaj prove do të vihet edhe LSI me Metën. Demokracia, sot për sot, ka dominancë në  terrenin e PD globale. Kjo demokraci do të mbrohet dhe mund të mbrohet edhe me pesë vetë; nuk ka nevojë për NATO e armatim perëndimor në dobi të ‘Ukrainës’.

Ja kjo është… Se mos e morët seriozisht sikur Demokracia do të humbë terren në Ukrainë dhe do të bjerë në duar të Rusisë!? Jo, jo! Megjithëse këta i kanë sytë andej…kot.

12 komente në “Fati i PD varet në Ukrainë”

  1. The truth says:

    Laj gojen para se te futesh Bashen bashke me Berishen dhe Meten more idiot. Di te degjoj Kimi dhe do ti kesh keq punet. Basha eshte i derguari i USA per te shkaterruar trekendeshin e Bermudes. Bisedo me Tak Ngjelesh para se te shkruash or flasesh ne studio televizive.

    1. Skypion says:

      Shume lexues habiten , sesi eshte e mundur qe gazetaret, analistet dhe publicistet e majte, ne shumice derrmuese filoruse, te akuzojne per te tille pikerisht ata qe jane me te vertete antiruse?! Habia e lexuesve eshte normale, sepse shume prej tyre nuk e dine sesi funksionon spy-op ne mediat shqiptare, natyrisht ne sherbim te interesave serbe dhe ruse: duhet te sulmosh publikisht ate qe ben vete faktikisht.
      Keshtu shpjegohet, sepse te gjithe keta analiste qe mbrojne projektin ruso-serb te “Ballkanit te Hapur”, si gjoja nje projekt “europian” ,hedhin balte mbi protestat popullore kunder varferise qe ka krijuar rrumpallhanja socialiste ne pushtet, medemek qe po na i sherbekan rusise! Logjika, si gjithmone eshte femijerore, por po si gjithmone eshte e efektshme per socialistet e thjeshte, te cilet duan vetem qe udheheqja t’u jape nje argument me te cilin te justifikojne pastaj bindjen e verber ndaj saj.
      Socialistet e thjeshte dhe trushpelare thone: nuk ka gje qe po na rripni dhe po na pini gjakun, vetem na jepni nje arsye, cfaredoqofte ajo, qe te justifikojme kokeuljen tone! Udheheqja ua jep me shume bujari kete arsye; dhe jo nje ,po me mijera.
      Per kete, ka bashibozuket e vet. Nje nder keta bashibozuke eshte edhe Frrok Cupi, bashibozukeria e te cilit daton qysh kur punonte ne sektorin me te rendesishem te Agjit-Propit komunist, ne ZP-ne e kohes se diktatures.

      1. Taulant says:

        Po pikerisht kur Rusia po djeg pa te drejte Ukrainen dhe popullin e saj, disa pinguin ngrihen ne proteste per varferine? Cfare koecidence!!! Prisni dhe 3 vjet te tjera se akoma nuk eshte mbushur viti i pare i qeverisjes. Deri kur te vije i 4-ti, keshtu sic na e dhuroj Putini, do te jemi vend anetar i BE-se. Rrofte Ukraina, Rrofte Shqiperia perendimore. Grupi Berisha-Meta pas non gratta i pret shpallja grup terorist qe neutralizohet nga forcat komando te instaluara ketu! Cso gje do te shkoj perfekt si nje ore longueness!

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Me gjithe urrejtjen e popullit,me gjithe akuzat per keta kriminele, keta po tallen me popullin e me ameriken qe iliri e kap per veshi…
    Dhe po tallen me kete popull te pa afte dhe tru shplare,ne saj te dreqtesis dhe spakut qe eshte kthyer ne nje adriatik llalle qe nuk duron burgun…
    Me gjithe parashikimet e avokat takut e frrokut se keta do arrestohen sot e do arrestohen neser,keta kriminel me kete popull tru shplare,do vijne serish ne pushtet e do ngrene nje tjeter bllok ne lalez.

  3. asd says:

    Basha duhet te qendroje, te pakten deri sa te vdese Berisha.

  4. Selim Rroshi says:

    Vemje komuniste e degraduar fare je. Ke kohe qe flet percart. Po kalemxhi enverist do ngelesh. Diktatura ka akoma nevoje per jarge si ty

  5. ilir says:

    Pie nje llulle o Frrok.

  6. koli says:

    Ha mut Frrok se ke vete qe ha.

  7. LAÇJANI says:

    Po shum din! E shum han o Çup?

  8. Edi says:

    Fati i Frrokut varet në Mariupol.

  9. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Frrocko eshte Saliu ne media, ne 30 vite shaj e lavdero te gjithe me rradhe e pa rradhe.
    Saliun e ka lavderuar e share per ta lavderuar serish e share me pas aq sa vete Frrocko nuk e mba mend.

  10. Teli says:

    Eh more Frrok Gazepi, e paske kuptu ma ne fund edhe ti se EDHE PER LUFTEN NE UKRAINE “FAJIN E KA SALIU “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje