Protestat kundër rritjes se çmimeve, Rama: Kjo shfaqje dhune verbale, me shpifje është e tepërt

16 Mars 2022, 13:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik që tregon se çmimi i naftës kishte nisur të ndryshonte paralelisht me thellimin e krizës energjetike.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama është ndalur te protestat që po mbahen në vend kundër rritjes së çmimeve, ndërsa shkruan se janë shfaqje e dhunës verbale për të nxitur urrejtje dhe destabilizim me shpifje dhe akuza.

“A ka apo s’ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dizinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë.

Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësisht se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjetike, përkon përpikmërisht me nisjen e luftës.

*Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i një realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Por këtë herë – kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjinueshëm të Luftës së Tretë Botërore – kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt!”, shkruan Rama.

9 komente në “Protestat kundër rritjes se çmimeve, Rama: Kjo shfaqje dhune verbale, me shpifje është e tepërt”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Mashtrues, shqiptareve nxirri grafikun e burses per cmimin e energjise elektrike qe po ble ne burse qe ke kaq dite qe u thua se e ke blere me 550 mkw.
    Nxirr grafikun o legen kryeminister.
    Asnje dite te vetme nuk ka qene mbi 280 euro , por ti thua qe po e ble me 550 euro mkw.
    Sepse nese eshte e vertete ajo qe thua atehere po VJEDH.
    Dhe ai qe vjedh fukarain eshte legen

    Plus qe mos dil ti te na i tregosh keto grafiqet, por te dale tigri se ai eshte i specializuar per keto punet.

    Mos vidh !

    1. patrioti says:

      Legen i pidhit te sateme , rrugac , hajvan , zagar rrugesh , qen bir qeni . Yyyyy Vito , zgjebarak .

  2. Taku says:

    Pse nuk e vejme kete “vito kermillin” kryeminister persa kohe te kaloje kriza?? Si thoni? Qenka i ditur dhe e gjetka zgjidhjen tak fak ketu ne Shqiperi, njehere. Pastaj, tak fak ta çojme te Fondi Nderkombetar Monetar te zgjidhe dhe hallet e botes. Pastaj ta bejme shenjt se e meriton. Ne paskemi yllin shpetimtar ne dore e shkojme e merremi me nje kryeminister qe do te na e mbush mendjen me ca te dhena nga bursa boterore. Ik o Rama te na vije shpetimi nga “Vito kermilli”.

    1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

      Lexo ketu sufllaqexhi dhe shiko sa kane qene cmimet e energjise per dy vjet deri ne shkurt 2022.

      https://www.statista.com/statistics/1267500/eu-monthly-wholesale-electricity-price-country/

      Kush vjedh fukarain eshte legen

  3. Fred says:

    Z. Kryeminister, mos e vrit mendjen per dhunen verbale e sharjet. Ec perpara e mos e kthe koken pas. Sharjet vijne nga ata qe e kane shkaterruar kete vend dhe duan ta shohin keq e mos me keq. Keta marrin jete ne kohe krizash dhe kriza mbjellin po gjeten hapesire. Vemje te mjera.

  4. Pokeristi says:

    Ngritja e çmimit te naftes,kriza energjitike dhe reakssjoni zinxhir pasus i ngritjes te shume çmimeve te tjera,po perfshin globin.Agresjoni invadus rus lufta ne Ukraine dhe pershkallezimi i mundeshem deri ne nje lufte te trete boterore,duhet te trondise thelle dhe te shkunde rendshem,mendjet e çoroditura shqipetare,per t’i shtyre ato drejt nje arsyetimi real racjonal.
    Te mos bijem viktima te interesave te ngushta te nje kategorije hajdutesh makute politiqenerish te pangopur,qe aktualisht instikti per jete i shtyn te levizin çdo gur.
    Te respektoojme vendimet e atyreve qe deri tash,kane orjentuar dhe drejtuar boten drejt perparimit,prosperitetit,liririse dhe demokracise.
    Te jemi ne krah te Bashkimit European,te USA dhe gjithe botes perparimtare.

  5. Qemali says:

    Gjërat i shpjegon sakt, por përsëritja e tyre dhe të vërtetat absolute që thua për çmimet në bursë, sidomos për rnergjinë, më duket se të vënë në pozita të vështirë. Lërja këtë ë ta bëjnë ekspertët të fushës pikërisht ata të qeverisë. Të flasin ata jo ti gjithmonë. Duhet ta kuptosh se përsëritja shumë herë e gjërav i bën bajate dhe çintereson njerëzit të të dëgjojnë. Keqardhje!

  6. Erseld says:

    Vetem me Ju do ecim perpara?

  7. Etilda says:

    Edi ka bete nje politik te mire se nuk eshte e lehte qe ne kete vend te merren vendime se te gjithe te versulen si per mira ashtu dhe per keq
    Bravo Edi se po e stabilizon situaten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje