Rritja e çmimeve, Rama: Nëse do të ulin naftën, do të rrisnim energjinë dhe taksat e tjera

16 Mars 2022, 11:54Politika TEMA

Gjatë fjalimit me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, kryeministri Edi Rama komentoi rritjen e çmimit të naftës dhe protestën e qytetarëve , të cilët kërkojnë ulje të çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Rama tha se nëse qeveria to të ulte çmimin e naftës atëherë detyrimisht qeveria do të rrisë çmimin e energjisë.

“Janë para që i vëmë në dispozicion nga arka e shtetit për të vënë mburojë për çmimet e energjisë. Nëse heqim taksën, më çfarë do t’i financonim ne këto? Apo t’i rrisnim taksat biznesit të vogël dhe t’i kthejmë prap siç i kishim para se të vinim.

T’ju u vëmë të gjithë atyre në rroga taksat dhe aty i kompesojnë patjetër. Biznesit të madh ne ja kemi rritur taksën se i kishin njësoj si të tjerët.

Ne si bëjmë dot këto se s’rrisim dot taksat për të ulur çmimin e naftës. Nëse ne ulim naftë, dhe rrisim energjinë, goditja do ishte marramendëse”, deklaroi Rama.

2 komente në “Rritja e çmimeve, Rama: Nëse do të ulin naftën, do të rrisnim energjinë dhe taksat e tjera”

  1. Taulant says:

    Vazhdo me tenderat e PPP-te.
    Vetem ne mjekesi 400milion euro te paguara PPP-ve.
    Iceneratoret 430milion euro.
    Gjoba 130milion euro qe duhesh ti paguash Bechetit per kapricot.
    E shume zullume te tjera …

  2. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Historia eshte e thjeshte o kryeminister legen
    Mos vidh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje