Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë

16 Mars 2022, 17:11Politika TEMA

Nga Ben Blushi

Sa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot dhe asnjë përgjigje për nesër.

Cfarë ndodh nesër?

Cfarë ndodh nëse humb Rusia?

Po nëse fiton Ukraina?

Cfarë ndodh kur lufta të përfundojë?

A do jete bota njëlloj?

A do kthehet lufta në një perpetum, pra nga një luftë, shkojmë në një tjetër dhe nga aty në një tjetër dhe prapë në një tjetër ?
Apo, pas kësaj lufte, do mbizoterojë një paqe e gjatë në të cilën, vendet e mëdha vendosin që vendet e vogla duhet të binden dhe kur nuk binden, nuk mund të rezistojnë, sepse askush nuk i mbron sic po ndodh në Ukrainë?

Pervec rendit ndërkombëtar, a do ndryshojnë dhe rendet kombëtare?

Pra nëse do ndryshojnë kufinjtë si ne Ukrainë, a do ndryshojë edhe kapitalizmi bashkë me demokracinë si rend, duke u shndërruar në diçka tjetër që nuk e kemi njohur?

Shumica prej nesh, kanë jetuar në një botë përgjithësisht të rregullt, deri sa ndodhi Ukraina. Rregull do të thotë, që kufinjtë nuk ndryshohen me dhunë dhe se popujt vendosin, çfarë sistemi do të ndjekin, kapitalist, komunist apo hibrid.

Sot kemi dy Kore dhe dy sisteme. Nëse një ditë ato bashkohen, njëri nga dy sistemet do bjerë. Deri dje, do vija bast se në çdo rast, Koreja kapitaliste do triumfonte mbi Korenë komuniste. Por sot, apo më saktë nesër, nëse Kina dhe Rusia përmbysin balancën e rendit ndërkombëtar, nuk vë më bast për Korenë e Jugut. Ky kalë nuk e ka të sigurt fitoren në hipodromin e Azise.

Njëlloj si dy Koretë, është bota sot. Mund të shkojë edhe andej edhe këndej.

Ne jemi rritur me besimin se, Perëndimi gjithmonë fiton, sepse është në anën e duhur të historisë, sepse ka demokraci, prandaj ka fuqi, ka para, ka shpikje, ka ushtritë më të përgatitura dhe armët më të forta.

Po pse Gjermania e Hitlerit a nuk ishte Perendim? A nuk kishte aty demokraci, zgjedhje, shtyp të lirë dhe prandaj shumë shpikje dhe zhvillim?
A nuk e solli zhvillimi nazizmin dhe dhunën e Gjermanisë ndaj botës?
Historia e Gjermanisë naziste ka treguar se e drejta nuk është gjithmonë në Perëndim dhe se demokracia nuk pengon dot gjithmonë dhunën dhe luftën e popujve, me popujt e tjerë.

Prandaj pyetja si mbrohet Perëndimi nga vetë Perëndimi mbetet ende një pikëpyetje. A është demokracia e Perëndimit e pakthyeshme? A na mbron ajo nga vetë Perëndimi?

Historia nuk na ndihmon të parashikojmë çfarë ndodh pas Ukrainës.Ne po shohim cfarë po ndodh në Lindje, por nuk e dimë ende se çfarë mund të ndodhë në Perëndim,aty ku jemi dhe ne. Dhe kush lexon të djeshmen natyrisht është pesimist për të ardhmen.

Një nga përfundimet e luftës në Ukrainë mund të jetë një botë e ndarë mes të mëdhenjve. Një botë me perde.Ku të mëdhenjtë merren vesh për tu bërë më të mëdhenj dhe të vegjëlit pranojnë fatin që iu është caktuar nga të parët.

Këtë lloj bote e kemi parë.

Kështu u ndanë gjithë vendet e Evropës në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Të mëdhenjtë hodhën një perde mbi hartë. Gjermania u fut përgjysëm në perde.Austriakët dolën. Cekët u futen. Ne hymë, grekët dolën.
Ne jetuam shumë keq për 50 vjet nën perde, por bota jetoi shumë mirë.
Nuk pati pothuajse asnjë luftë. Jetëgjatësia u rrit dhe njeriu shkoi në Hënë.

Por edhe nëse rehatohesh brenda perdes që të caktojnë dhe ne jetojmë me shpresë se këtë rradhë jemi nën perden e duhur, sërish pyetjet nuk mbarojnë.

Nëse sic pritet, Rusia do jetojë në izolim dhe sanksione, pavaresisht nga rezutati i luftës, sa do na kushtojë jeta e përditshme dhe mbrojtja nga rusët dhe armët e tyre nukleare.

Ku do ti gjejmë burimet e energjisë elektrike, gazin, drurin, qymyrin, karburantet.

Po grurin, miellin,hekurin sterilzantët për bujqësinë, aluminin, platinin dhe bakrin.

Të gjitha këto lëndë të para natyrisht do duhet ti blejmë diku tjetër, por nëse do ti gjejmë në masën që na duhen, në çdo rast do ti blejmë disa herë më shtrenjtë.

Mjafton vetëm të lexosh në mënyrë ekonomike pasojat e kësaj lufte, për të kuptuar se jeta jonë do ndryshojë rrënjësisht.

Nuk e di a do jemi më të lirë në fund të luftës, por sigurisht që do jemi shumë më të varfër dhe mund të jetojmë shumë vjet në krizë ekonomike që mund të shoqërohet me luftëra të reja për tregje. Për gaz, për naftë, për ushqim.

Pushtohesh se ke gaz për të mbushur sobat.Pushtohesh se ke litium që ju duhet celularëve të botës. Pushtohesh se ke fusha për të mbjellë drithëra. Pushtohesh se ke shumë ujë. Pushtohesh se ke plazh. Pushtohesh pra për dicka, që dikujt tjetër i duhet.

Por nëse ke fat dhe nuk pushtohesh, sërish nuk mbaron këtu.

Rënia ekonomike mund të çojë në ndryshime qeverish në shumë vende apo në një tendencë për anarshi. Forca ende te panjohura politike, radikale mund të lindin për te marrë pushtetin. Nuk do jenë të majtë apo të djathtë si ata që njohim.

Mund të jenë ekstremistë,njerëz që besojnë se liberalizmi ka qenë një shkatërrim, mund të jenë prorusë putinistë, mund të jenë sovranistë trumpistë dhe natyrisht do jenë nacionalistë. Kundër të vegjëlve dhe kundër të huajve.

Ndoshta edhe kundër të pasurve. Siç po ndodh sot në Evropë me oligarkët rusë. Histeria e moralshme për tu marrë pronat është kthyer në garë mes shteteve. Shtetet kanë dalë në det të hapur dhe po ndjekin jahtet.
Por ky ushtrim nuk dihet ku çon. Gjysma e Evropës, përfshi edhe ne, e ka parë këtë gjë, 70 vjet më parë, kur njerëzve ju morrën pronat dhe pasuritë në emër të barazisë.

Kush na garanton që kjo nuk ndodh sërish?

Nëse dje sekuestroheshe se je hebre, sot zhvishesh nga pasuritë se je rus, nesër mund të të merret prona se je francez,apo se ke votuar kundër Brexit, apo se ke furnizuar me pastë dhëmbesh ushtritë e NATOs.

Ka shumë gjasa që këto të mos ndodhin më kurrë, në formën që i kemi parë, por në Evropë, kurrë mos thuaj kurrë.

Këtu nazizmi dhe komunizmi përgjojnë pas dere. Evropa fle me këto dy skelete në dollap. I pari ushqen luften, i dyti lind nga lufta.

Lufta e fundit në Evropë vrau 100 milion njerëz. Komunizmi robëroi më shumë se 2 miliardë.

Lufta e Dytë Botërore përhapi komunizmin dhe një mbeturinë e komunizmit sovjetik sot po shkon në luftë në Ukrainë.

A do ishte Shqipëria një vend komunist nëse nuk do ishim pushtuar nga Gjermania naziste?
Unë mendoj se jo. Me shumë gjasë, do ishim një vend i varfër, por normal, ku prona nuk merrej nga shteti dhe ku mund të votoje kundër qeverië, siç edhe kishte ndodhur këtu, para Luftës së Dytë.

Fatkeqësisht ne kemi qenë dy herë, nën perden e gabuar. Dëmin më të madh në histori, pas turqve, na e kane bërë gjermanët. Kush mund ta mendonte këtë para 100 vitesh? Por kush na garanton se Gjermania nuk kthehet aty ku ishte dhe nga nevoja për tregje dhe lëndë të para, nuk e ndan gjysmen e Evropës me Rusinë?

Gjermania po armatoset, duke shkelur traktatin e Versajes 1919, që e kufizon ushtrinë e saj deri në 100 mije njerez dhe me një numër të limituar luftanijesh dhe flote ajrore. Një javë më parë, ajo vendosi të shpenzojë 100 miliard euro për tu armatosur, një shumë e barabartë me buxhetet e të gjithë vendeve te Ballkanit të marra bashkë, përfshi edhe Greqinë.

Duket sikur të gjithë po marrin armët dhe po shkojnë në takimin e pasdites në klubin Europa.

Çfarë ndodh me Bashkimin Evropian nëse, sovranistët dhe nacionalisët fitojë në disa vende, si pasojë e krizës ekonomike,rritjes së çmimeve dhe anarshisë sociale?

Nëse, Bashkimi Evropian shpërbëhet, kush na mbron ne nga aveturierët, nga anarshistët, nga radikalët e rrugës,nga injorantët, nga pucistët, nga juntat, nga të deshpëruarit, nga barazitistët e uritur, nga kanibalët e kapitalizmit apo nga ç’rregullime patollogjike që i kemi provuar?

Askush nuk na mbrojti nga komunizmi për 50 vjet. Evropa na braktisi. Rusia na braktisi. Kina na braktisi. Amerika as u morr me ne. Na lanë nën meshirën e një njeriu që rendin e tij, e quante diktatura e proletariatit.

Po sot kush na mbron ne?

Kush i mbron popujt e vegjel?

Ne dekadat e fundit demokracia krijoi bindjen, bashke me iluzionin, se te vegjelit mund te jene te barabarte me te medhenjte duke u ulur ne tavolinat e tyre dhe duke marre dhe te drejten e vetos, sic ndodh ne Bashkimin Evropian. Nese do kerkonte te antaresohej ne BE,nje vendi me 140 milion banore si Rusia do i duhej patjeter vota e nje vendi me 1.4 milion banore, si Estonia. Ky ka qene rregulli deri para Ukraines, se pas saj nuk dihet me cfare ndodh. Rusia mund te shkoje ne takimin e klubit Europa me nje bombe nukleare ne xhep dhe Estonia, bashke me gjithe te tjeret, do ngrene duart per te votuar.

Viktima e pare e luftës në Ukrainë është besimi ynë demode, se demokracia të mbron jo vetem nga vetja, por edhe nga të tjerët.

Kjo nuk është më e vertetë.

E megjithatë demokracia, mbetet e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga vetja, që në rastin e Shqipërisë, është armiku ynë më i madh.

35 komente në “Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë”

  1. gega says:

    Blush c;fare u be me partine qe krijove LIBRA per interesin tend privat?
    Egoizmi nuk te le ,paga e majme qe more nga Top Chanel te berei te harrosh te gjithe antaret e libras.
    Keto esete qe na jep i shet apo i ke veresie?
    Ngelesh kokrra e egoizmit.

  2. Alfred says:

    Nuk mund te thuash se jane pa baze dhe pa vend keto mendime…

    1. RayZ says:

      Food for thought Ben

  3. Sala says:

    Komunizmi te beri njeri dhe me emer ty e shume palaco te tjere o ben….pa te nuk do t’ ju njifte as lagjia…na ler ne qe vuajtem ne ate rregjim ta shajme!!!

  4. alphade says:

    Zofizmat e Zotit Blush ! Harron se nje dite Putini dhe Blushi
    do t’a lene kete bote ! Bota ka me shume njerez te mire se sa
    Putinin dhe Blushin e ketij shkrimi ! Nuk po bej krahasim mi-
    dis Blushit e Putinit vite drite larg…….!!!!

    1. Mal Cori says:

      Megjithatë shqetësimet e Blushit janë të drejta.
      Një ditë lufta bërthamore do të shpërthejë. Se kur kjo nuk dihet. Mbase edhe nesër. Dhe pasnesër të gjithë ne që shkruajmë këtu, nuk jemi më.
      Kush do të vlerësojë pasnesër se kush kishte të drejtë?
      Askush. Se nuk do të ketë njeri të gjallë.

  5. Adam says:

    Do kete lufte deri sa ju qe hani nga Qelepiri mos te keni me dhemb ne goje per te kafshuar. Sapo filloje numerimi mbrapsh me liderin e Qelepirit qe pushtetin e ndan si Bajrak ashtu si dhe ju aleatet e tij . Lexoje te ardhmen e botes Bajge do te jete pa ju por me dhimbje e gjak

  6. Brilante si analize. Vertet kemi hyre ne nje qerthull qe nuk dihet si do te perfundojme.
    Kohes asnje gje nga organizimet shoqerore nuk i ka rezistuar dot.
    Jane zhdukur perandori qe mendoheshin te perjetshme.
    Evolucioni ka bere punen e vet ashtu ne heshtje dhe vijushmerisht si pa u ndier.
    Por tani ka ardhur momenti i asaj qe quhet rishkruarja e rregullave te menaxhimit te arenes nderkombetare.
    Se si do te jete pakti i ri veshtire te kuptohet ne kete kohe krize.
    fakt eshte qe bota njepolare ka mbaruar se ekzistuari. Po ashtu edhe ajo dypolare veshtire se do ti perballoje ndryshimit.
    nje bote shume polare ka vite qe duhet ne horizont ashtu ne menyre te turbullt, por tani pamja e mjegullt po largohet me vrull.
    Ne boten financiare do te kete ndryshime themelore ne sundimin e monedhave klasike si Dollari dhe Euro.
    Eshte e pashmengeshme ndarja e tregut nderkombetar financiar. vjen nje dite qe fuqite ne ngritje tja dalin ne nivelin nderkombetar te tregetise.

  7. Pse? says:

    Me ke llafoset ky?!

  8. Traktori me zinxhira says:

    Blush megalloMan i pa ndreqshem.

  9. Olsi says:

    Me ne fund doli ne skenen gazetareske ish milioneri B.Blushi!Je pene dhe koke e madhe Ben Ben!Jeta jone ndryshoi kur ty te doli rroga marramendese .Sander Frangaj leshoi nje batude per Lul Bashen duke pretenduat haptazi se nuk ta ngref!ne kete kategori je dhe ti or Ben,apo kerkon honorare se po te preken fitimet marramendese ne Top Chanel.

  10. spata says:

    Jo per ty o hajdut qe s’ngopesh me para .

  11. Shpia e Lyrisë says:

    Sa shumë pyetje dhe paqartësi në këtë shkrim?
    Mendoj se duhet pyetur më mirë “Rrethi katror” dhe Alfred Çako për përgjigjet.
    Programi që ju i dhatë hapësirë për të bërë terrorizëm kundër vaksinave dhe që fliste për komplote mbi Rendin e Ri Botëror.
    Mendoni se keni ndonjë përgjegjësi për pasojat e këtij terrorizmi?
    E dini se çfarë thonë hetimet ndërkombëtare për regjinë e terrorizmit kundër vaksinave dhe botën e konspiracionit?
    “Rusia ka përhapur qëllimisht lajme të rreme kundër vaksinave!”.
    https://www.nytimes.com/2021/08/05/us/politics/covid-vaccines-russian-disinformation.html

    Mendoni pak sikur Perëndimi të ishte sot në gjendjen që po kalon Hong Kongu, a do të kishte kohë të merrej me Ukrainën?

    Është e turpshme që ju barazoni grabitjen dhe shfarosjen e hebrenjve me ngrirjen e pasurive të oligarkëve rusë!
    Oligarkëve rusë po iu merret pasuria, sepse janë pasuri korrupsioni në përkrahje të një diktatori:

    ” Statement by President Joseph R. Biden, Jr. on the National Security Study Memorandum on the Fight Against Corruption”

    https://www.whitehouse.gov/briefing-room/statements-releases/2021/06/03/statement-by-president-joseph-r-biden-jr-on-the-national-security-study-memorandum-on-the-fight-against-corruption/

    Mendoni pak, kur po ua marrin oligarkëve rusë, çfarë janë të korruptuarit shqiptarë? ?

    Sa për demokracinë, le ta shohim atë sikur të ishte mall si gjithë të tjerat.
    Shoqëritë e lira si mall kryesor prodhojnë Shtetin ligjor, institucionet demokratike dhe të demokracisë.
    Për këtë mall nevojiten mendimtarë dhe njerëz që nuk janë të kalbur në vlera dhe të varfër në shpirt, e sidomos që nuk e vjedhin punishten!

    Fallxhorët janë si hajdutët, vetëm e shpërndajnë pasurinë e të tjerëve, vetë nuk prodhojnë gjë.

  12. An says:

    Nje analize pa ndrojtje,ketu duhet me i vene gishtin kokes ata qe shperfillin te tjeret.Bota ashte ndertuar me rregulla e keto rregulla jane per te gjithe.Asgje ne bote e jete nuk ashte e persosur,por te sulmosh e te diktosh te tjerve nga fuqia e forces pamvarsisht kush ashte,ashte dicka absurde.Ukrahina do futen ne histori qe e perdhunua nga dy krahet sepse asgje nuk e gjeti Austrin pas luftes deri tani por perkrahja e grushtit shtetit ne mes te evropes me bataljone naziste nga prendimi ishte e pafalshme.Evropa i njeh keto reparte naziste qe paguhen nga shteti dhe nuk jane struktura te ushtris,por kane mbjedhe terror edhe ne studio tv e ne parlament qe ne i kemi pa live e nuk flet,mjafton se jane kunder rusve

  13. Ali Pasha says:

    E ka nje hall Bilushi…
    Nuk din se cfare te beje me ate rrogen e majme qe merr, me plas lufta apo me nerruar regjimet eshte e hall te madh…
    Fukaraja ska bukë kurse ky ziteria nuk din cafre ben me to. I ka me djrese do te thoni ju hahaha po i ka, ka qene shume vjet deputet dhe gjithe jeten drejtues propogande dhe ka programuar nje shoqeri “moderrne” ne sherbin te kombit.
    I ka “sherbyer shume” kombit ki zoteria hahaha
    Fare e keqe librat tuaj duhen shurrosur dhe jo lexuar.

  14. demokrati says:

    A ishte ky molla e kalbur ne Top channel?Top channel i vetmi kanal tv ne bote qe perhapi nje lajm te rreme mbi bombordimit ukrainas mbi Donbas.Top chanel i vetmi kanal tv ne boten e lire qe tha se agresioni rus ne Ukraine filloi pasi Rusia nuk mori nje pergjigje per kerkesat e saj.ne nje dacibao para disa ditesh Blushi justifikonte agresionin rus me gjoja mbrojtjen qe rusia e fashistit te kremlinit po i ben minoritetit te shpikur nga blush dhe banda e tij e gazetareve te stacionur ne tch.Per blush e company rusophonet e ukraines dhe donbasit jane ruse, kete mit te rreme te propogandes ruse qe i ben echo dashnori me i madh i Lekut nder gazetaret injorante qe prodhoi Shqipetia e 91, po e rezojne me gjakun e tyre ne fushen e betejes ukrainasit rusophone.blush ne hall per resuestrimin e parave te bandieve rus ne Europe.gjenerata e komunisteve paska pjelle nje brez antishqiptar, antiperndimor dhe prorus,

  15. A says:

    Zoti Blush I zhdukur se di se Ku!
    Cpate qe Ike nga drejtor I T Ch,? Tani po shpreson se do te vine dite te mira per Ty?
    Bota juaj e qelbet , e ndyre , e superkorruptuar gazetareske pse s’flet si u zhduke ti?
    C’lidhje ke me skandalin e inceneratoreve?
    Qe femijet tane, qe te rinjte te mos marrin arratine nga ky vend korrupsionet tuaja te tmerrshme duhet te marrin fund.
    Shpresoj qe aludimet tuaja te mos ndryshojne rrugen qe ne duam per vendin tone

  16. taku says:

    Turma shan dhe fle rehat. Individet me mend duhet te mendojne, se eshte koha per te menduar. Blushi na fton te mendojme.

    1. Atdheu says:

      Blushi po flet çapraz,sikur u zgjua nga nje ender e tmerrshme.Po i marrin pronat e vena si oligark i korruptuar.Pesimist i gjori.Lexo si luftojne ukrainasit mos lexo putinin o letrar ,politikan,gazetar e menaxher i deshtuar.Bota do ndryshoje sepse do fitojne luftetaret e lirise te mbeshtetur nga perendimi demokratik.Mbase do mesojne nga gabimet e ta filloj e rindertimin nga pastrimi i haleve nga njerez si ty.

  17. Besi says:

    Ke shkruar gjate, por nuk ke thene asgje. Rilexoje te lutem! Vetem analiste shqiptar arrijte te jene te suksesshem ne kete asgje. Hiq fjalen lufte dhe ver pandemi dhe mund ta perdoresh per c’te duash

  18. XhaJaho says:

    Si s’ na lane rehat kto kaqolat tane, digjojne analistet se cfare thone neper bote dhe na i servirin sikur jane mendimet e tyre dhe mediat si naive qe jane i botojne. Nje vend i vogel me dy milion banore dhe me dy milion analista

  19. Simpatizanti says:

    Fantazi per piano dhe orkester luajtur nga medituesi i papune George Blushi !?
    Ju lutem ,gjeni nje pune per GJENIUN ?

  20. ELO says:

    O Blush, ti thua qe Gjermania e Hitlerit kishte demokraci, zgjedhje e shtyp te lire???? Do kesh munguar ate dite ne shkolle. Ajo Gjermani ishte Diktature, nuk kishte asgje nga keto qe thua ti dhe, padyshim, nuk kishte lidhje me Europen perendimore si koncept.
    Sa per faktin qe Gjermania ka shkelur Traktatin e Versajes, ti duhet ta dish qe ishte pikerisht ky Traktat faktori numer nje perprures i Luftes se Dyte Boterore.
    Eh, mor Blush, forma eshte e rendesishme, por edhe permbajtja nuk eshte me pak ?

  21. Filoqyli says:

    Blushi eshte nje nga njerezit me te ligj e hileqar qe kam njohur nje njeri fodull edhe aspak cfare hiqet apo kujton se cfare eshte edhe shume i ndryshem nga babai i tij i nderuar Kico Blushi dmth ky Blushi i vogel eshte vertet shume i vogel megjithese eshte munduar shume gjithe jetes se tij te hiqet si i madh por nje njeri i mjere sepse njerezit behen me pune edhe sakrifica kurse Blushi hileqar gjithe jetes me dy fytyra.

  22. GRANITI. says:

    Analizé brilante e Ben Blushit,por nuk éshté e thénun qé gjithékush ta kuptojé analizén brilante té Blushit.E vlerén e vlersimit té njé analize té thuket mundé ta bejné vétém njerzit mé dije elitare dhé jo njéqelizoret dhé amebat.Sepse ka njé thenje té bukur franceze ku thot : gjithéçka éshté e mundur,por né shqiperi e kosové dhé askund tjetér né boté.

  23. Labi says:

    Ket njeri e njoh qe te vogel,lirr ne jete nuk ka ecur me kembet e veta,para 90 kishte gjyshin e sojin e aparatcikve Staliniste,se komunist dhe komunizmin nuk e njihte asnje nga ata,pas90 sigurisht ishin lidhjet me Nanon dhe lidhjet familjare qe e futen ne loje dhe e bene milioner,dhe gruan me taraf e mori,e martoj shoqeria,gocat e athershme e mbanin per pallosh,i tille ka mbetur pret ndonje cope ti hedhin te tjeret eshte vone,tarafi i eshte plakur,shyqyr qe shpetoj leket,ja pastroj lavatricoa top chanel,u plak dereziu dhe nuk vuri mend.

  24. Qytetar says:

    Per kete Blushin thone qe eshte agjent grek. Me kete shkrim e vertetoi.

  25. mik says:

    Blushi e ka me merak se jeta jone ( jeta e tij ) do ndryshoje nga kjo lufte. Duket sikur e ka kap paniku !! Ben kronologjine e luftrave. Lufte andej lufte ketej. Hitleri keshtu ai tjetri ashtu !! I asht ba mendja luft, sikur bota ka qene ndonjehere ne paqe !! Na tregon ate qe e dime te gjithe, problemin, por jo zgjidhjen !! E kujt i hyn n’pune perseritja e nje historije qe e dime te gjithe ? Njerzimi gjithmone ka pas luftra, vrasje, masakra e gjithmone ka pas padrejtesi.
    Çdo brez ne cdo vend te botes asht perballe me nje fare lufte. Ne fund te fundit vete jeta a nuk asht luft ? Ka 2000 e kusur vjet qe ne jemi ne lufte me gjithkend. Ky komb asnjehere nuk ka qene i lumtur, gjithmone i skllaverum, mos prej te tjereve, ka qene prej te veteve. Te dale dikush te tregoje nje periudhe historike, ku shqiptaret kane qene te qete ne jeten e tyre ?
    Ne skemi asgja per t’humb, jena popull i mbarum. Ne s’duam as femijte tane dhe as veten tone. Ne sduam asgja qe identifikohet me ne.

  26. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Blushin e pallon Tao Tao lopthi cdo jave. Heren e fundit e kafshoi ne vesh. Me perpara ka qene kurva e Qifes. Edhe Toma e ka palluar.

  27. Beni says:

    Ne perballje me realitetin politik shqiptar me je dukur i sakte, te pakten ne shprehi. Nuk e di si do ishte sjellja jote po te ishe njeshi i partise qe tentove,,, por me keto uikilikset e pagave dhe sidomos me kete analizen e kesaj situate lindje perendim, me je dukur si ai ujku qe qimen e nderron por zakonin se harron. Tjeter gje shpreh bukur por me tjeter gje je ne dashuri. Por ne lidhje me situaten e luftes ne ukraine vertetohet edhe me shume dominimi ne çdo aspekt i bashkesise perendimore ndaj bllokut lindor dmth ndaj rusi,kine,kore e veriut,iran. Revolucioni demokratik Amerikan, Revolucioni Francez ne shek XVIII,krijimi i shteteve e kombeve ne europe, lufterat e shek XIX dhe XX,qe jane pervoje per sot se ku atrin me shpalljen e nje lufte, dhe me kryesorja ne kete periudhe u vendosen bazat e rendit te ri boteror qe nuk vijne kur i do qejfi rusise se Putinit apo Xi Pingut te kines, por duhet te vijne ne menyre natyrale dhe jo nepermjet brigadave e kryetarve te kooperativave te oligarkeve te Putiniste, por nepermjet mendjendriturve si babain e bankierve Rothshild nga Frankfurti Gjermani,apo Rokfeker,etj. Gjermania naziste ishte diçka komplet tjeter me gjermanine e sotme e cila mbrohet nga SHBA e NATO. Dhe lufta qe nisi Hiltleri ishte diçka komplet tjeter nga ajo qe sajon Putini,apo analizon ti z.Blush. Nazizmin dhe fashizmin e bene dy figura famekeqe si Hitleri dhe Musolini,ashtu sikurse Putinizmi i sotem, qe ngjason shume me nazizmin,pavaresisht se nuk e permend si term. Ne EU shenja nacionaliste kemi pare vetem Le Penin e Frances e cila me gjase eshte aleate e Putinit dhe sipas kesaj i bie qe Putini eshte aleat i Nazisteve ne europe. Per fat te keq per 4 vite bota u qeveris nga dy injorate Putini dhe Trump. Ky i fundit donte te shkaterronte NATON, pikerisht ate qe donte Putini. Por ky i fundit nuk ja doli te mbante Trump ne pushtet ne SHBA. Prandaj ka vlera SHBA, e vlereson dhe respekton per pozicionin te zgjedhurin,por ai gjendet nen nje monitorim dhe kontroll te rrepte nga institucione te tjera edhe me te fuqishme se ai i Presidentit. E pave teatrin e Putinit me keshillin e sigurise,dumen etj rus,nje dite para pushtimit te ukraines. Te gjithe pula para tij,jo per respekt por per frike,siç po e tregon edhe koha pa strategji dhe me kosto te pa riparueshme ( jeta e te humburve nuk kthehet). Nuk ndodh kurre kjo ne vendet demokratike, prandaj vendet demokratike jane dhe do jene gjithnje me te forte dhe rendi demokratik do dominoje ndaj atij autokratik per aq kohe sa do jete i tille.

  28. dulla esht gjalle says:

    Dengla.

  29. dyshuesi says:

    Shume interesate , per mua, jane komentet te cilat ndahen ne dy pjese . Njera pjese meret me Blushin , qe eshte pnesa me e madhe , dhe tjetra me ate se ç’thote Blushi . Blushi ngre pikpyetje per te cilat nuk ka pergjigje .

  30. rexha 10 says:

    Blushi duhet te kuptoje kohen ne te cilet jetojme ,dhe ate te ralitetit qe po ndodhe … Pamvarsishte se flitet shume ,si per te kuptuar demokracine, , pore per te mesuar dicka mjaftone vetem te heshtesh ,dhe te ndigjosh .Jetojme ne kohen ku vrasesi te drejton ,hajduti te akuzon ,servilat e burokratet te lavdrojne ,sundusit te eliminojne ,hipokritet te sulmojne ,dhe kure ke vdekur te nderojne dhe te lavderojne si njeri me i mire ne kete bote ..Ndryshe ne boten e Migjenit qe ngado qe shikoje ishte raliteti .Te pakten kete kemi studiuar ,pore nuke e kemi jetuar .Enigmat e botes se fshehur jane vetem interesat qe njerzit e sotem me pare bejne llogarine se sa fitojne ekonomikishte me njerin apo tjeterin ,ndersa e gjithe ana tjeter nuke ka kuptime.Ishte kjo ide e RUSISE qe e coi PUTININ ne pushtimin e UKRAINES . Ai mendoi se pasi EUROPEN e kishte bllokuar me importet e mallrave te prodhimit RUSE ,munde te bente c’fare te donte e ukrainen ,pasi me Krimen beri ate qe deshi .Ate qe ka bere shteti RUSE me EROPEN ,se ka bere asnje udheheqes i shtetit te RUSISE pervece PUTINIT . Aqe me shume qe nuke ishte politikane ,pore nje ishe drejtore i KGB . NGA KU AUTORITETI I TIJE VENDOSEJ NGA MANJATET RUSE ,ose OLIGARKET e RUSISE

  31. Anesti says:

    Plot dilema, por dhe plot ide e kendveshtrime ndryshe qe vijne nga oa siguria dhe precedenti qe mund te krijohet. Beni eshte ideator, do vemendje. Por ideja ime ne kete radt eshte se pas 2-3 muaj do jete gjetur ilaci me nje kompromis. Ukraina leshon pe, rusia terhiqet ngavteritori, por populli saj do ta vuaje dhe ne imazh dhe ekonomikisht faturen qe do ti veje. Reperacione do quhen dhe keto. Ne se nuk i pranon do bojkotohet. Por ne shume shtete te Unionit do kete unifikim edhe me te madh, me hir dhe me pahir. Shqiperia, duhet te beje dy hapa, nje me drejtesine dhe nje me nxitjen e prodhimit me incentiva. Beni do te doja te kontakonim, por….

  32. Atdheu says:

    Blushi po flet çapraz,sikur u zgjua nga nje ender e tmerrshme.Po i marrin pronat e vena si oligark i korruptuar.Pesimist i gjori.Lexo si luftojne ukrainasit mos lexo putinin o letrar ,politikan,gazetar e menaxher i deshtuar.Bota do ndryshoje sepse do fitojne luftetaret e lirise te mbeshtetur nga perendimi demokratik.Mbase do mesojne nga gabimet e ta filloj e rindertimin nga pastrimi i haleve nga njerez si ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje