I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor viziton nesër Shqipërinë: Anëtarësimi në BE, rëndësi strategjike

16 Mars 2022, 14:25Politika TEMA

I Dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi do të zhvillojë të enjten (17 mars) bisedime me Kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë.

“Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë”.

Ai do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”. Sipas tij, Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën”.

5 komente në “I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor viziton nesër Shqipërinë: Anëtarësimi në BE, rëndësi strategjike”

  1. An says:

    A e kupton kush se bredhin kot keta neper ballkan,ballkani ashte ne vend ku ka qene por keta jane mesuar me mashtrua vendet jo sot ,jo neser,kurrkush nuk i kupton keta karagjoza edhe Ukrahinen e shkatrruan duke e genjyer e tani i thone duhet me u ba neutrale.

  2. drini says:

    Boll na cate koken me deklarata. Pranojeni Shqiperine ose jo . Thuajeni hapur jeni muslimane prandaj e zvarrism dhe u mbajme me shpresa te kota

    1. Mirditori plak says:

      Bravo Drini! Edhe sunit, edhe ne Europe nuk shkon. Sa kohe qe shqiptari e shet shpirtin sipas stines, nuk ka se cfare kerkon ne Europe. Mekat qe Putin po i harxhon kot raketat ne Ukraine!

  3. Mondi Vlore says:

    Genjeshtra e radhes..

  4. Ilirjan says:

    Kur ua thoshte Rama, u dukej si perralle. Duhej te shkaterrohej Ukraina qe ta kuptonin…karavidhet europiane. Kjo duhet t’u vleje si mesim edhe per Gjeorgjine Moldavine Malin e zi… Urgjentisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje