Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike dhe ish-nënkryetar i PD, u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se slogani i Foltores, të bashkohemi përmes votës, është shumë i bukur, por jo i sinqertë.
“PD në rast se nuk bashkohet e ndryshuar, më mirë të rrijë në disa pjesë sepse bën më shumë punë sesa të jetë nën udhëheqjen e një udhëheqësi legjendar, pasi do të bëhej më e vogël. PD duhet t’i krijonte vetes mundësinë për të pasur një shans të ri.
Slogani i Foltores, të bashkohemi përmes votës, është shumë i bukur, por jo i sinqertë. Në PD janë përzënë njerëz me shkelma, me dru, me pushkë dhe tani nuk mund t’u thuash eja votoni. Për shembull, Topalli është larguar me shkelma. Klevis Balliu nuk mund të votohet me Jozefina Topallin”, tha Patozi.
Më tej, Patozi propozojë edhe rrugën, që sipas tij, është më e mira për partinë më të madhe opozitare në vend në këtë situatë që ndodhet sot. “Ja kush është ideja ime. Në rast se ti nuk e bën bashkimin real, të harrojmë 6 marsin, 8 janarin, 9 shtatorin, hajde ta ristartojmë PD-në, duke bashkuar edhe rrëke të tjera opozitare, hajde të bëjmë një shtëpi të madhe duke e nisur nga e para, por jo duke pasur udhëheqësin në fillim të paracaktuar, pasi kjo nuk shkon.
Unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për një opozitë konfederative, një opozitë shumëngjyrëshe. Nuk ka nevojë për një bllok, për vetëm një parti opozitare që i përfshin të gjitha të tjerat. Koha e provoi se kryetarokracia, kulti i individit e dëmtoi PD-në dhe e çoi në këtë situatë ku është sot”, tha Patozi.
Por a do të rikthehet Patozi në PD? “Unë jam i gatshëm të kontribuoj me aq sa kam mundësi dhe aq sa kam peshë, të kontribuoj në një proces për ndryshimin e opozitës”, tha Patozi.
A keni sy dhe veshe, o Astrit, Pedeja eshte me mision te maruar tashme. Saliu permbushi detyrat e marra nga Ramizi. E shkateroi deri ne ate fare feje sa opzita dhe pedeja si institucioni i pare antikomunist dhe opozita e vetme serioze qe nga themelimi i saj, sot e dy apo tre dhjetevjeçare nuk mund qe ta marre me veten duke i ere demokracise sherbimin me te keq, duke e lene kete vend pa opozite. As te mos i u rreje mendja se do te rringjellet opozita ne shqiperi. Dhe ky eshte krim i barabarte me genocid. Edi Rama e enturazhi i tij do te bejne palle ariu dhe çfare te duan duke plotesuar jo vetem egon e tyre, por edhe duke e fundosur vendin si ne mesjeten e hershme. Stani i balalajkave te medias shqiptare me frangajt, rakipet, fevzite, shkullaket e bushatet perveçse kelysheve te frustuar e te mirepaguar’ jan ne fakt edhe varremihesit e vertete te demokracise duke krijuar klima interesi per ata qe i paguajne nga pas. Asnje bashkim nuk do te kete se stan me lepuj siç thote idioma e vjeter, nuk behet. Shqiperia tashme i ngjan nje anije qe ka futur uje nga te gjitha anet dhe zor se shpetohet nga mbytja….Ooiiiiiiiii, oooiiiiiiiii . Na vjen keq per ty shqiperi. Tung nga Bostoni.
Po skeni turp ju doni pushtet akoma.Te gjith juve që keni qën ne politike per 30 vitet e fundit komplet ça Jeni duhet Tu hiqet e drejta per perfaqsim politik SE e Pak çu bet shqiptareve u moret erzin.