Putin i quan rusët properëndimorë “tradhtarë kombëtarë”

17 Mars 2022, 09:40Bota TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka quajtur “tradhtarë të kombit” rusët të cilët janë pro Perëndimit.

“Perëndimi do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë, tek ata që fitojnë para këtu me ne, por jetojnë atje.

Dhe dua të them ‘jetoni atje’ as në kuptimin gjeografik të fjalës, por sipas mendimeve të tyre, ndërgjegjes së tyre skllavërore”, tha Putin.

Sakaq, një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohet këtë të enjte, për të diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Ukrainë. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje