Dy gazetarët e njohur sportiv shqiptar Naim Doda dhe Fatmir Efica janë duke kryer gjatë këtyre ditëve një mision mjaft të veçantë në Itali në shërbim të të ardhmes së futbollit shqiptar.
Që të dy gazetarët janë duke ndjekur talentet shqiptare të cilët kanë nga dy nënshtësi, atë shqiptare dhe italiane, ku do përgatisin disa reportazhe për të rinjtë e talentuar shqiptar që luajnë në shtetin fqinj.
Së fundmi ata kanë parë nga afër ndeshjen e moshave 2008-2009, mes Pierino Ghezzi-Palosco, në një provincë të Milanos e quajtur “Cassano D’Adda”.
Talenti që ka rënë në syrin e tyre në këtë duel ishte ai i Lorenzo Doda.
Një i ri shumë premtues që luan në rolin e mesfushorit të krahut të djathtë, i cili pëlqehet shumë edhe nga trajneri i ekipit Federico Russi.
Ky i fundit në një komunikim me gazetarin Naim Doda u shpreh me superlativa për talentin shqiptar.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për vendin e parë në klasifikim.Jemi shumë të kënaqur që talentet tona ndiqen nga njerëzit e tyre”, u shpreh shkurtimisht trajneri.
Gjithashtu dy gazetarët Naim Doda dhe Fatmir Efica kanë intervistuar dhe me “kapo-ultrasin” e skuadrë së Palosco, Giorgio Ginezi, i cili është shumë i lidhur me skuadrën.
Zv/trajnieri i ekipet thotë që “Bëjmë dy herë në javë stërvitje. Punojmë shumë për përgatitje atletike, duke shikuar kundërshtarët. Skuadra është e konsoliduar”, thekson zv.trajneri.
Duke ndjekur talentin Lorenzo Doda, mesfushori i krahut të djathtë, trajnieri thotë se ai ka një forcë ndërmjet këmbëve, por nuk është akoma gati.
“Është një mesfushor i krahut të djathtë, ka një gjuajtje shumë të mirë dhe është shumë i përgatitur. Nuk është akoma në formën e tij më të mirë, sepse është në fazën e tij të rritjes, është shumë i fortë. Mund të luaj shumë më mirë. Ka kaluar për fat të keq problemet e tij, por është një lojtar që ka të ardhme”, shprehet trajneri i ekipit të talentit shqiptar, Lorenzo Doda.