“Po na zihen qentë me njëri-tjetrin”, gruaja nga Tirana kërkon arrestimin e djemve

19 Mars 2022, 11:37Kronika TEMA

Një 60-vjeçare që jeton e vetme mbasi fëmijët i ka jashtë vendit, e ka vënë në pozitë të vështirë policinë e Tiranës. Ajo kërkon identifikimin e dy djemve të rinj e më pas arrestimin e tyre, mbasi ata i rrezikuan qenin e shtëpisë, duke e futur në përleshje me qentë e tyre.

Mbasi ka përshkruar me detaje secilin nga dy djemtë që i ishin afruar shtëpisë së saj private dhe, duke provokuar qenin e saj i kishin turrur dy qen të racës “pitbull”, ajo i ka akuzuar oficerët se përse nuk vepronin, e përse nuk nxirrnin shërbimet që t’i gjenin të rinjtë provokatorë.

Por siç bën me dije policia nga komisariati numër 5, oficerët e krimeve e kanë marrë shtruar, duke i komunikuar të moshuarës se si nisje të hetimeve, duhet të përfundojnë me marrjen e deklaratës së saj.

“A e keni qenin të vaksinuar dhe a mund të na i vendosni këtë dokument në dispozicion”, – e ka pyetur oficeri i policisë kallëzuesen, duke shtuar më tej pyetjen nëse qeni i saj gjendej jashtë shtëpisë, apo në rrugën e lagjes. Gruaja insiston se qeni i saj, i moshës tetë vjeç është racë shtëpiake dhe se ajo jeton vetëm mbasi fëmijët i ka emigrant . Dhe qeni është më i rëndësishëm se gjithçka ajo ka, pasi vetëm atë ka.

“Dëgjova këta persona, që nuk i njoh, të cilët kishin qen pitbull dhe ja turrën qenit tim. Ju thashë nga ballkoni i vilës mos na i ngatërroni qentë. Por ata qeshën dhe i lëshuan qentë e tyre tek qeni im. Duke u zënë qentë me njëri-tjetrin, ata nuk po ndaheshin më dhe njëri nga djemtë e qëlloi qenin tim në kokë. Qeni u gjakos në kokë dhe më pas këta persona u larguan me qentë e tyre. Kërkoj që kjo çështje të ndiqet penalisht nga ana juaj”- deklaron shtetasja L.D pranë policisë në Kamzë.

Kur oficeri e pyet të moshuarën për pasaportën e vaksinimit ajo përgjigjet që nuk ka asnjë dokument të tillë, kurse pyetjes tjetër se çfarë dëmtimesh kishte pësuar qeni ajo i detajon: “U gjakos në kokë dhe kjo është e padrejtë. E kam qen shtëpie, në fakt kam dy, një me lara. Ky më i madhi mu rrezikua”.

1 komente në ““Po na zihen qentë me njëri-tjetrin”, gruaja nga Tirana kërkon arrestimin e djemve”

  1. shakaxhiu says:

    Ne nje pyetesor te bere nga CNN per popullin amerikan ishin edhe dy pyetje. Pyetja e pare ishte se kur ata kenaqeshin me shume, kur dilnin ne park. Kenaqeshin kur dilnin me femijen apo me qenin. Pyetja tjeter ishte se per ke i merrte me sume malli kur largoheshin nga shtepia. I merrte per femijet apo per qenin.
    Ishte suprize qe ne te dy rastet gati 30 perqint e amerikaneve ishin pergjigjur ne favor te qenit. Tere keto qe them, i them per te mbeshtetur plaken….
    Ne jemi i vetemi popull ne bote qe kur te shajme te themi qen e bir qeni! Uhuhuhuhu!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje