Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Korçë me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit.
Sfida u zhbllokua që në minutën e nëntë me Gjelbrim Taipin, i cili shndërron në gol një penallti.
Barazimi do vinte në fillimin e pjesës së dytë.
Vangjel Zguro nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 72-të, Shqiprim Taipi ndalet vetëm nga shtylla, me verilindorët që i braktis edhe fati në momente të tilla.
Ekipi i Longos është në vendin e 3-të me 43 pikë. Skuadra e Gegës është në vendin e fundit me 19 pikë.