Berat Gjimshiti zgjati qëndrimin e tij tek Atalanta. Mbrojtësi shqiptar lajmëroi rinovimin deri në 30 Qershor të 2026, duke e shtuar edhe me 3 vite marrëveshjen.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që rinovova kontratën me Atalanta”, shkruan 29-vjeçari në profilin e tij në Instagram. Gjimshiti erdhi te skuadra bergamaske në Janar të 2016, por përpara se të siguronte vendin e titullarit u huazua tek Avellino në Serie B dhe Benevento në Serie A.
Në sezonet e fundit është një lojtar kyç në formacionin e Gasperini që ka patur sukses në Itali dhe Europë. Në 151 ndeshje me Atalanta në të gjithë aktivitetet ka shënuar 6 gola, 2 të fundit në Europa League ndaj Olympiacos në Bergamo.